Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Departamenti i Kontabilitetit

1

Përshkrim i përgjithshëm i departamentit

Departamenti i Kontabilitetit është rikrijuar në muajin dhjetor të vitit 2004. Ai është krijuar duke ruajtur vazhdimësinë profesionale dhe metodologjike nga katedra e Kontabilitetit, që ka ekzistuar qysh nga krijimi i Universitetit të Tiranës, deri në vitin 1992. Departamenti mbulon mbi 21 disiplina që ofrohen në programe të ndryshme studimi në të gjitha degët e fakultetit të Ekonomisë, por dhe të fakulteteve të tjera. Departamenti, gjithashtu, jep aktivisht kontributin e tij shkencor e profesional në fusha e sektorë të ndryshëm të ekonomisë e biznesit të vendit. Departamenti ka kontakte bashkëpunimi me mjaft departamente të universiteteve të huaja perëndimore në SHBA, Angli, Itali, Gjermani, Francë, Poloni, etj. Departamenti i Kontabilitetit, aktualisht ka 18 pedagogë efektivë. Sistemi i njohurive që ofron ai është potencialisht i akreditueshëm në sistemin global të edukimit, si dhe konsideron prirjet afatgjata të zhvillimit ekonomik dhe biznesit në botë, zgjerimin e ndërvarësisë dhe integrimit ekonomik social e politik ndërkombëtar, si dhe formimin solid në shkencat e sakta dhe të komunikimit në funksion të një formimi teoriko – shkencor me prirje aplikative në ekonomi dhe biznes. Në organizimin e programeve në nivel Bachelor por edhe në master, ky departament është bazuar në Standardet Nërkombëtare të Edukimit të IFAC (IES) në mënyrë të tillë që të mundësojmë përgatitjen e studentëve me aftësitë dhe kapacitetin për të hyrë lehtë në tregun e profesionit dhe të punës, si dhe për të mundësuar akreditimin e lendëve tona nga universitete dhe organizma akademike dhe profesionale ndërkombëtare, ndër të cilat mund të përmendim ACCA që njeh 4 lëndë nga departamenti i Kontabilitetit për diplomat që ata japin, ose në universitete Amerikane, Kanadeze etj, ku njihen një pjesë e rëndësishme e lëndëve dhe provimeve të zhvilluara në departamentin tonë. Gjithashtu studentët që mbarojnë masterat në kontabilitet dhe auditim kanë marrë një nivel të lartë njohurish të kërkuara për të kaluar provimet e licensës profesionale të EKR dhe të KM.
Departamenti i Kontabilitetit organizohet në përputhje dhe zbatim të neneve 43, 44, 45, 45/2 të Statutit të UT. Programet e studimit janë hartuar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, nenet 24, 25, 26, 27, 44/1 të ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me Udhëzimin Nr. 15, datë 04.04.2008 “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë“, me Udhëzimin nr. 30, datë 26.09.2007, i ndryshuar.
Departamenti i Kontabilitetit ofron këto programe studimi:

  • I. Programi i studimit të ciklit të parë
    Bachelor në Financë Kontabilitet - ku ofron 4 lëndë të detyrueshme dhe një lëndë me zgjedhje Bachelor ne Administrim biznes – ku mbulon 3 lëndë të detyrueshme
  • II. Programet e studimit të ciklit të dytë:
    Nëpërmjet programeve të ofruara në ciklin e dytë, departamenti i kontabilitetit ofron këto mastera:
    - Master i Shkencave në “Kontabilitet dhe Auditim” (MSHKA)
    - Master Profesional në “Kontabilitet dhe Auditim” (MPKA)
    - Master Profesional në “Financë, Kontabilitet dhe Auditim” (MPFKA)
    Këto programe studimi master ofrojnë mundësinë e pajisjes së studentëve me njohuritë e nevojshme për formimin e tyre teorik por edhe praktik, si dhe atë shkencor në fushën e kontabilitetit, analizës dhtë auditimit. Njohuritë e marra në këto programe ju krijojnë mundësitë studentëve të diplomuar në to që të hyjnë lehtësisht në tregun e punës së profesionistëve të kontabtilietit dhe auditimit dhe me një përqindje të lartë punësimi që në vitin e parë të përfundimit të studimeve.
  • III. Programet e studimit të ciklit të tretë:
    Shkolla e Doktoraturës në Kontabilitet dhe Auditim – synon të thellojë dhe të pasurojë njohuritë teorike dhe praktike të doktorantëve në fushën e kontabilitetit, raportimit financiar; t’u bëjë të njohur dhe t’u rekomandojë doktorantëve mjetet metodike kryesore që do t’u lejojnë atyre të kryejnë kërkime në fushën studimore dhe t’i aftësojë ata me metodat, teknologjitë dhe shprehitë e punës kërkimore-shkencore origjinale; t’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara kritike e të argumentuara në fushat hulumtuese përkatëse; të nxisë kërkimet dhe studimet përqasëse me karakter aplikativ; të përgatisë doktorantët në analiza të konteksteve të larmishme komunikuese të specilizuara; të krijojë marrëdhënie të ngushta me shkollën dhe institute apo ente të tjera kërkimore publike dhe private me qëllimin për të përfshirë kompetenca të larta të kërkimit në një kontekst më të gjerë kulturor, social dhe ekonomik.

2

Kërkimi në departament

Departamenti i Kontabilitetit ka marrëdhënie me organizmat profesionale brenda dhe jashtë vendit. Departamenti i Kontabiliteti ka marrë pjesë në një sërë programesh në bashkëpunim me universitete të huaja si në SHBA, Itali, Francë, Gjermani, Maqedoni, etj si dhe ato të vendit, si dhe në kuadër të projekteve të BB dhe BE.
Departamenti i Kontabilitetit i përcakton vetë përparësitë në lëmin e kërkimit dhe i realizon e i ndjek këto përparësi, duke garantuar kështu të ardhmen e kërkimit shkencor. Departamenti i Kontabilitetit ka nxitur zhvillimin, dinamizmin e kërkimit duke qenë në përputhje me linjat e kërkimit të kohës. Departamenti zbaton një politikë të caktuar për vlerësimin e kërkimit dhe ndjek zbatimin e arritjeve të të gjithë anëtarëve të departamentit në fushën e kërkimit shkencor. Objektivi parësor i veprimtarisë kërkimore shkencore fillimisht ka qenë përgatitja e teksteve mësimore për të gjitha lëndët që mbulon departamenti.
Fushat kryesore të kërkimit për Departamentin e Kontabilitetit përfshijnë Kontabilitetin dhe Raportimin Financiar, Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të RF, Kontabiliteti i kostos dhe drejtimit, Raportimin tatimor, Analizën financiare dhe zbatimin e saj në sektorë jetikë të ekonomisë së vendit, Auditimin dhe Kontrollin e brendshëm, etj.

3

Konferenca

Departamenti inicion e organizon konferenca shkencore në kuadrin e shtimit të aktivitetit kërkimor e shkencor, duke u angazhuar të gjithë anëtarët e departamentit, veçanërisht të rinjtë. Që nga krijimi, departamenti ka organizuar 2 konferenca ndërkombëtare shkencore dhe 3 konferenca kombëtare shkencore. Konferenca e tretë ndërkombëtare shkencore është në proces organizimi. Do të mbahet në 15 tetor 2016, do ketë pjesëmarrje edhe nga profesorë të njohur nga universitete të huaja. Në mbështetje të përgatitjes së studentëve, departamenti ka organizuar konferenca të përbashkëta me studentët e kontabilitetit dhe ka mbështetur zhvillimin e tre konferencave shkencore të studentëve.

4

Aktivitete

Departamenti i Kontabilitet ka kryer disa projekte kërkimore me rëndësi teorike dhe praktike. Një ndër projektet e fundit kërkimore ku Departamenti i Kontabilitetit ka qenë përfitues, është edhe në projektin e Bankës Boterore “On the Comparability and Compliance of Education Programes in Accounting, Finance and Auditing of Universities and Professional Bodies with Requirements of IES of IFAC, and EU Statutory Audit Directive for Education and Professional Certification” i vitit 2013. Aktualisht departamenti është përfshirë si përfitues në projektin e BB “The Enhancing Quality of Financial Reporting Project (EQ-FINREP) – Albania” në komponentin 4 “Strengthening accountancy and audit education of financial statements preparers and tax employees, and technical capacities of the accounting and audit professions”. Por, puna kërkimore e departamentit është thelluar edhe më tej me kërkimet e kryera nga doktorantët e kontabilitetit në procesin e tyre të doktorimit, e paraqitur kjo me artikuj, monografi, referime shkencore, etj.

Kontakt

E-mail:

acctmaster.feut@gmail.com