Zyra e Informacionit

Adresa: Godina B Kati I

Orari:Hënë – Premte 7:30 – 19:00

Kontakti: zyrainformacionit@feut.edu.al
ritakananaj@feut.edu.al

Shërbimet e ofruara:

  • Informacion i përgjithshëm për orjentimin e studentëve – pika e parë e kontaktit;
    • Shpërndarje e kuponit të arkëtimit për shërbimet e mëposhtme;
    • Vërtetim studenti;
    • Listë notash e pjesshme;
    • Listë notash e plotë;
    • Program studimi 1 lënde;
    • Program lëndësh në Shqip;
    • Program lëndësh në Anglisht;
    • Karton diplome;

Sekretaria Mësimore

Adresa: Godina B Kati I

Orari:Hënë – Premte 800 – 1600

Kontakti:

Shërbimet e ofruara:

  • Informacion i përgjithshëm mbi programet e studimit/lëndët përkatëse;
  • Regjistrimi i studentëve në sistemin informatik, i rëndësishëm për regjistrimin në provime;
  • Hartimi dhe plotësim i dokumentacionit që kërkohet nga studentët pranë zyrës së informacionit.

Biblioteka

Adresa: Godina A Kati III

Orari:Hënë – Premte 8:00 – 19:00
Hënë – Djelë 8:00 - 22:00 gjatë provimeve

Kontakti:anilacela@feut.edu.al

Shërbimet e ofruara:

  • Huazim i librave/teksteve. Studentët mund të regjistrohen duke paraqitur një vërtetim studenti, fotokopje të kartës së identitetit dhe një foto;
  • Sallë studimi;
  • Hapsirë për kryerjen e detyrave apo projekteve në grup.

Qendra e Karrierës

Adresa: Godina B Kati I

Orari:Hënë – Premte 8:00 – 16:00

Kontakti: qendrakarrieres.fe.ut@gmail.com

Shërbimet e ofruara:

  • Workshope të përjavëshme mbi tematika si: “Ndërtimi i një CV-je” “Një intervistë e suksesshme” etj;
  • Informacion në lidhje me mobilitetet dhe bursat e studimeve jashtë vendit, si edhe ndihmë përgjatë gjithë procesit të aplikimit;
  • Organizim i: Shkolla Verore/Dimërore, Takime të hapura, Leksione të hapura, Kampionati i Debatit, Panairi i Karrierës, Bussines Trip, Bussines Speed Dating, etj..

Zyra e Shërbimeve & IT

Adresa: Godina A Kati II (përballë A204)

Orari:Hënë – Premte 8:00 – 16:00

Kontakti: klestameta@feut.edu.al

Shërbimet e ofruara:

  • Informacion, mbledhje dokumentacioni dhe shqyrtim i dosjeve të studentëve që janë klasifikuar më status të veçantë dhe si të tillë nuk e paguajnë apo fitojnë të drejtën për të paguar tarifën 50% të vlerës së tarifës vjetore të shkollimit në bazë të VKM-ve që publikohen në fillim të çdo Viti Akademik;
  • Informacion, mbledhje dokumentacioni dhe shqyrtim i dosjeve, bashkë me Komisionin e shqyrtimit të bursave që përcaktohet çdo vit, "Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve në institucionet arsimore publike" për vitin e dytë dhe të tretë;
  • Tërheqje dokumentacioni dhe ç’regjistrim i studentëve;
  • Mbledhje e faturave të arkëtuara të tarifave të shkollimit.