Klikoni më poshtë për tu logouar në portalin e studentit

Sistemi Informatik i Universitetit të Tiranës

Sistemi Informatik i Universitetit të Tiranës është një sistem i cili u mundëson studentëve të Fakultetit të Ekonomisë një sërë shërbimesh online. Në mënyrë për t’u rregjistruar në sistem, çdo student duhet të paraqesë në sekretarinë mësimore, dokumentacionin e përcaktuar në udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit edhe Sportit brenda afateve të parashikuara e të shpallura.

Pas rregjistrimit, në fillim të vitit akademik, pasi janë bërë regjistrimet në grupe të studentëve të rinj, gjenerohen kodet dhe fjalëkalimet përkatëse që u dërgohen studentëve. Studenti do të logohet me kredencialet e dhëna nga sekretaria (të cilat mund t’i ndryshojë), dhe do duhet të plotësojë gjeneralitetet për krijimin e profilit të tij në portal.
Shërbimet e ofruara studentëve në sistemin informatik (Portali Studentor):

1

Rregjistrimi për provime

Pasi të jetë rregjistruar me kredencialet e tij, studenti është i detyruar të rregjistrohet në provime nëpërmjet hyrjes në portal.
2

Publikimi i notave

Me hyrjen në portalin studentor, çdo student mund të kontrollojë notën e marrë për secilin provim në të cilin ai është rregjistruar dhe ka marrë pjesë.
3

Rishikimi i notës

Gjithahstu, në portalin studentor, çdo student do të ketë mundësi të dërgojë kërkesë për rishikim në lidhje me notën e marrë në provim. Kjo kërkesë i dërgohet pedagogut të lendës.
4

Printimi i listës së notave dhe certifikatës përfundimtare

Studenti ka mundësi të printojë listën e notave, si edhe certifikatës përfundimatre të notave, drejtperdrejt nga portali studentor.
5

Paraqitja e orarit mësimor

Në portal studenti do të njihet me orarin e tij mësimor, lendët si edhe planin mësimor.
6

Komunikimi pedagog-student

Studenti ka mundësinë të komunikojë me pedagogun në lidhje me detyrat apo projektet mësimore (krijon mesazhe, lexon mesazhe dhe i përgjigjet mesazheve me pedagogun), si edhe të aksesojë materialin e ngarkuar nga pedagogu.