Prof. Asoc. Dr. Edlira LUÇI

Foto Edlira Luçi

Departamenti i Financës


E-mail: edliraluci@feut.edu.al

Profili

Biografi e shkurtër

Është lektore në Departamentin e Financës, Fakulteti Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, që prej vitit 1998. Ajo u diplomua në “Facoltà di Economia e Commercio, Università degli Studi di Bari", Itali, në vitin 1997. Pasi përfundoi me sukses, në vitin 2001, shkollën e studimeve të thelluara pasuniversitare, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, punoi dhe mbrojti disertacionin me temë “Përsosja e manaxhimit të portofolit të investimeve në kompanitë financiare”, në vitin 2005, për marrjen e gradës “Doktor i Shkencave” në Ekonomi, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Edlira Luçi mban titullin “Profesor i Asociuar” që prej vitit 2011. Prej vitit 2012 Edlira Luçi është përzgjedhur drejtuese e Departamentit të Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ajo është lektore në disa nga lëndët pjesë të kurrikulave të Fakultetit të Ekonomisë si: Investime, Teoria Moderne e Investimeve, Këshillim dhe Vendimmarrje Financiare, etj. Është bashkëautore në tekste të ndryshme mësimore, si dhe autore e monografisë “Portofoli i shoqërive financiare”.

Ka marrë pjesë në aktivitete akademike në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare me punime të fokusuara kryesisht në fushën e investimeve, pensioneve, etj. Ka organizuar dhe koordinuar projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë/është pjesë e bordeve drejtuese të institucioneve të ndryshme financiare si: Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Agjencia e Trajtimit të Kredive, etj.

Fushat e kërkimit:

Investime, Ndërmjetësim financiar

Lëndët/Modulet:

Investime, Teoria Moderne e Investimeve, Këshillim dhe Vendimmarrje Financiare