Prof. Assoc. Dr. Ervin DEMO

Ervin Demo

Zv. Dekan për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë

E-mail: ervindemo@feut.edu.al


Profili

Biografi e shkurtër

Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo mban pozicionin e Zv. Dekanit për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Nga viti 2012–2016 ka mbajtur pozicionin e Zv. Rektorit të Universitetit të Tiranës për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Ai ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Westminster dhe Universitetin e Kingston në Mbretërinë e Bashkuar. Z. Demo ka fituar titullin Doktor nga Universiteti i Tiranës me temë “Menaxhimi i Krizave”. Ai ka ndjekur studimet post doktorale në Universitetin e Bolonjës “Matja e Performancës në Arsimin e Lartë: Harmonizimi i Strategjive me Nevojat e Territorit”. Nga viti 2004, Prof. Assoc. Dr. Demo është pedagog me kohë të plotë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Veprimtaria e tij mësimore dhe kërkimore fokusohet kryesisht në fushat e Sipërmarrjes, Administrimit publik dhe Komunikimit në biznes. Ai gjithashtu është bashkëautor në libra të ndryshëm të botuar në Shqipëri, si dhe numëron një pjesëmarrje të gjerë në konferenca të shumta shkencore brenda dhe jashtë vendit. Z. Demo është shumë aktiv në çështjet që lidhen me arsimin a lartë, në iniciativa që lidhen me Sipërmarrjen dhe Inovacionin dhe në ofrimin e konsulencave të ndryshme në sektorin privat. Z. Demo ka përvojë të gjerë në koordinimin e projekteve Europiane, si ato të programeve Tempus, Erasmus Mundus dhe Erasmus +, IPA, etj.

Lëndët/Modulet

Sipërmarrje dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël, Komunikimi në Biznes