Prof. Assoc. Dr. Etleva LESKAJ

Etleva Leskaj

Zv. Dekane për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë

E-mail: etlevaleskaj@feut.edu.al


Profili

Biografi e shkurtër

Etleva Leskaj aktualisht është Zv.Dekane për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është lektore e Manaxhimit Strategjik, e Planifikimit Strategjik dhe Marrjes së Vendimeve Manaxheriale, pranë Departamentit të Menaxhimit, që nga viti 2008. Ajo ka mbaruar studimet Master në Administrim Biznesi pranë Fakultetit të Ekonomise, UT në vitin 2005. Në vitin 2009, mbrojti Doktoraturën pranë Universitetit të Tiranës në fushën e kulturës organizative. Prej vitit 2015, mban titullin Profesore e Asociuar, akorduar nga Universiteti i Tiranës. Etleva Leskaj nga viti 1998-2008, ka qënë pedagoge pranë Universitetit të Vlores, ku për një periudhë 5 vjecare, ka qënë përgjegjëse e Departamentit të Manaxhimit, në Fakultetin e Tregetisë. Prej vitit 2012 është eksperte vleresimi e jashtme pranë Agjensisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë. Kërkimi shkencor i saj, shtrihet në fushën e kulturës organizative dhe të manaxhimit strategjik. Gjatë rrugëtimit akademik, ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombetare dhe ka botuar shumë artikuj shkencor. Ka ndjekur një sërë programesh trajnuese në universitetet e huaja si, Gjermani, Slloveni, Angli, Itali, Danimarke, etj.

Lëndët/Modulet

Menaxhim Strategjik, Marrje Vendimesh Menaxheriale, Planifikim Strategjik.