Dr. Gjergji MULLA

Gjergji Mulla

Zv. Dekan për Teknologjinë e Informacionit

E-mail: gjergjimulla@feut.edu.al

Profili

Biografi e shkurtër

Gjergji Mulla mban aktualisht pozicionin Zv. Dekan për Teknologjinë e Informacionit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar që nga viti 2014.

Nga viti 2002 dhe deri në vitin 2013 ka qenë i angazhuar në mësimdhënie si pedagog i jashtëm pranë departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore.

Nga viti 2000 deri në vitin 2014 ka mbajtur poste të ndryshme në departamentin e IT-së në Bankë dhe gjithashtu ka qenë Drejtor i Sigurisë së Informacionit pranë Bankës Credit Agricole (Albania).

Ka përfunduar studimet në degën e Informatikës, në Fakultetin e Shkencave Natyrore në vitin 2002 dhe në vitin 2007 studimet Master të Nivelit të Dytë në Informatikë pranë këtij Fakulteti. Gjithashtu, ka përfunduar punimin të tij me temë “NDËRTIMI I NJË PLANI SIGURIE PËR MBROJTJEN E PROÇESEVE DHE INFORMACIONEVE KRITIKE OSE SENSITIVE” për marrjen e gradës Doktor.

Ai është i angazhuar në mësimdhënie për rreth 14 vjet, kryesisht në lëndët e lidhura me Sigurinë e Informacionit dhe Zhvillimit të Aplikacioneve Kompjuterike. Ka një kontribut të gjerë në fushën kërkimore të pasqyruar në projekte, artikuj shkencorë, botime dhe pjesëmarrje në konferenca. Ai gjithashtu ka një eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve Informatike.