Prof. Dr. Ingrid Shuli (Buçka)

foto Ingrid Shuli

Departamenti i Kontabilitetit

E-mail:ingridshuli@gmail.com

Profili

Biografi e shkurtër:

Ingrid Shuli u diplomua në vitin 1983 pranë FEUT, për Financë-Kontabilitet. Merr gradën Doktor në vitin 1995, në vitin 1999 merr titullin "Prof. As." Në vitin 2013 merr titullin akademik "Profesor". Gjatë këtyre viteve Ingrid Shuli ka marrë pjesë në specializime disa mujore në Universitetin e "Luigi Bocconi", Milano Itali; Fakulteti i Shkencave Ekonomike e Bankare, Siena, Itali.
Ka botuar artikuj si autore e parë apo bashkëautore në revista me bord editorial dhe me faktor impakti, si: The Ohio Journal of Economics and Politics; CEA Journal of Economics; Iliria International Review; Romanian Economic and Business Review; Perspectives of Innovations and Business; International Journal of Business and Management Tomorrow; Economics. Ajo është autore e tekstit universitar “Analiza Financiare”, bashkëautore e tekstit universitar “Analiza e Pasqyrave Financiare”, shtëpia botuese Albpaper (botimi i parë 2008 dhe i dyti 2011) dhe e tekstit e tekstit “Kontabiliteti i Drejtimit”, shtëpia botuese Educational Centre. Ajo është gjithashtu autore e ciklit të leksioneve në lëndën e (te hiqet) “Shërbimet e sigurise e të konsulencës”, e cila përdoret në programin Master në Kontabilitet & Auditim pranë FEUT. Nga viti 2013 anëtare e Këshillit të Profesorëve FEUT dhe në vitin 2015-2016 kryetare e këtij këshilli. Ka qenë anëtare e Institutit të Ekspertëve Kontabël nga viti 1996. Është anëtare e bordit drejtues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar. Mban titullin Kontabël i Miratuar prej vitit 2000.

Qershor 2016 - Përgjegjëse e Departamentit të Kontabilitetit.

Fushat e kërkimit:

Analiza e Pasqyrave Financiare; Kontabiliteti Drejtimit; Shërbimet e sigurisë e të konsulencës; Kontabilitet.

Lëndët/Modulet:

Analiza e Pasqyrave Financiare; Kontabiliteti i Avancuar i Kosto-Drejtimit; Shërbimet e sigurisë e të konsulencës; Parimet Bazë të Kontabilitetit.