Prof. Dr. Kozeta SEVRANI

Foto Kozeta Sevrani

Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar

E-mail:kozeta.sevrani@unitir.edu.al

Profili

Biografi e shkurtër

Prof. Dr. Kozeta Sevrani është pedagoge e Informatikës dhe e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit. Aktualisht është Përgjegjëse e Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Interesat e saj kërkimore përfshijnë: Sistemet e informacionit dhe Siguria e informacionit; e-commerce/e-business, e-learning, e-qeverisje dhe e-shërbime; Integrimi i sistemeve të informacionit, etj. Që nga viti 2010 është organizatore e konferencës ndërkombëtare vjetore ISTI, bashkëorganizatore e konferencave dhe workshopeve të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, bën punën e konsulencës në kompani private, si dhe anëtare e bordit në agjenci qeveritare. Prof. Sevrani është përfshirë në projekte të ndryshme ndërkombëtare, si dhe ka prezantuar punën e saj në konferenca të shumta vendase dhe ndërkombëtare. Ajo është në bordin editorial të disa revistave ndërkombëtare dhe puna e saj është botuar në disa revista. Është bashkëautore e një monografie, si edhe e katër librave. Ka disa eksperienca në mësimdhënie në universitete të huaja, si në Suedi, Austri, Norvegji, Kosovë, etj.