Prof. Dr. Shyqyri LLACI

Shyqyri LLACI

Departamenti i Manaxhimit


E-mail: shyqyrillacia@feut.edu.al

Profili

Biografi e shkurtër

Shyqyri Llaci është pedagog në FEUT, në fushën e Menaxhimit të Biznesit, Lidershipit dhe qeverisjes së korporatave. Ai ka titullin Doktor në fushën e menaxhimit të produktivitetit dhe është pedagog në FEUT që nga viti 2001. Prof. Dr. Shyqyri Llaci është autor dhe bashkëautor i disa teksteve universitare, një monografi dhe ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme dhe aktivitete lidhur me kërkimet shkencore. Gjithashtu, ka botuar shumë artikuj në Shqipëri dhe jashtë vendit, në revista dhe konferenca të njohura shkencore. Gjatë viteve 1993-1994 dhe 2008-2012 ka qenë Zv/ Dekan dhe në vitet 1994-1995 Dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Që nga viti 2012 mban postin e Shefit të Departamentit të Menaxhimit. Anëtar i senatit të Universitetit të Tiranës për shumë vite dhe rizgjedhur anëtar sërish për vitet 2016-2020. Anëtar i komisionit të Lartë të Akreditimit të Arsimit të Lartë për 8 vjet deri në vitin 2012.

Fusha e kërkimit

Artikuj dhe studime shkencore mbi menaxhimin dhe biznesin, aspekte të organizmit të firmave dhe të efektivitetit organizativ, dimensione të lidershipit në mjedisin shqiptar. Menaxhimi dhe motivimi i punonjësve në shekullin e ri, qeverisja e shoqërive aksionere dhe atyre tregtare në tërësi, qeverisja e shoqërive aksionere në sektorin publik dhe në vendet e EJL, menaxhimi i produktivitetit. Fushë e interesit shkencor është edhe menaxhimi krahasues, si edhe reformimi, financimi dhe akreditimi i arsimit të lartë në Shqipëri. Së fundi, fusha e interesit shkencor fokusohet edhe tek angazhimi i punonjësve si edhe menaxhimi i talenteve në organizatat e biznesit.

Ian is supervising 0 PhD students