Prof. Dr. Tonin KOLA

Foto Tonin Kola

Departamenti i Ekonomiksit

E-mail: toninkola@feut.edu.al

Profili

Biografi e shkurtër:

Tonin Kola përfundoi studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Ekonomi Politike në vitin 1985. Në vitin 1992-1994 kryen specializim pasuniversitar në Universitetin e Konstancës, Gjermani për Makroekonomi. Në vitin 1996 mbron gradën “Doktor i Shkencave”. Mban titullin akademik “Profesor“. Në vitet 1998-1999 punon si Drejtori i Përgjithshem i kompanisë së sigurimeve “INSIG”. Anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë në vitet 1999-2006 dhe rizgjedhur në dhjetor të vitit 2014 për një periudhë shtatë vjeçare. Në periudhën 2003-2005 ka qënë këshilltar i Kryeministrit. Që nga 2016 është zgjedhur përgjegjës i Departamentit të Ekonomiksit në Fakultetin e Ekonomisë, UT.

Ka pasur qendrime afatgjata dhe afatshkurtera ne disa universitete (Universiteti i Konstances, i Kiel-it, i Siegen-it dhe Bambergut, Gjermani, Universiteti Politeknik dhe ai Gjermanisht-foles Budapest, Hungari). Keto qendrime jane shfrytezuar per pune kerkimore, pergatitje leksionesh, referime, pergatitje projektesh. Qe nga 2016 eshte zgjedhur pergjegjes i Departamentit te Ekonomiksit.

Fushat e kërkimit:

Ekonomi ndërkombëtare, Politika monetare, Politika fiskale

Lëndët/Modulet:

Makroekonomi, Ekonomi Ndërkombëtare, Makroekonomi e hapur