Prof. Dr. Vjollca Panajoti

foto Vjollca Panajoti

Departamenti i Marketing-Turizmit

E-mail:vjollcapanajoti@feut.edu.al

Profili

Biografi e shkurtër:

Ka përfunduar Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, në profilin ekonomist për industri në vitin 1980.

Pas përfundimit të studimeve është emëruar ekonomiste në Parkun Automobilistik të Udhëtarëve deri në vitin 1981. Nga viti 1981 -1993 pedagoge në katedrën e Planifikimit; 1993- 1996 pedagoge në Departamentin e Ekonomiksit. 1996- 1997 Drejtor i Politikave tregëtare dhe Konjukturës së Çmimeve MITT. 1997- 2001 këshilltare e Drejtorit të përgjithshëm INSIG. 2001- 2003 në kabinetin e Ministrit të Shtetit për Integrimin Europian. 2006-2007 nën/Drejtor në Albetelekom Tirana 1. 2007- e në vazhdim pedagoge pranë departamentit Marketing - Turizëm, FE, UT. Në vitin 2012 është zgjedhur përgjegjëse e Departamentit Marketing- Turizëm.

Në vitin 1988 ka marrë titullin shkencor “Kandidat i Shkencave Ekonomike”, në 1993 “Doktori i Shkencave Ekonomike”.

Në vitin 2011 ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar nga Universiteti i Tiranës. Në vitin 2016 ka fituar titullin akademik Profesor, po nga Universiteti i Tiranës. Ka realizuar një sërë specializimesh në Universitete Europiane dhe Amerikane. Është autore e disa teksteve mësimore, monografive, artikujve shkencorë. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe ka qenë anëtare e disa grupeve për realizimin e studimeve në bashkëpunim me universitete e institute kërkimore të huaja.

Fushat e kërkimit:

Marketing, Menaxhimi i Markës

Lëndët/Modulet:

Baza Marketingu, Menaxhimi i Markës, Menaxhim Strategjik i Markës