Organizata AIESEC është një platformë globale për të rinjtë, duke iu dhënë mundësinë të eksplorojnë dhe të zhvillojnë potencialin e tyre të lidershipit. Është një organizatë jofitimprurëse e drejtuar nga studentët dhe nga të sapo diplomuarit të arsimimit të lartë. AIESEC in Albania është kapitulli shqiptar i AIESEC International. Krijuar në Maj 2012 (si entiteti me zhvillimin më të shpejtë në Europën Qëndrore dhe Lindore - sipas Kongresit Ndërkombëtar, Taiwan), kjo organizatë renditet sot ndër më të mëdhatë në Shqipëri. Sinkronizuar me AIESEC International, AIESEC in Albania synon arritjen e të njëjtit mision e vizion “Paqe dhe përmbushje e potencialit njerëzor”. Aspirojmë arritjen e këtij statusi nëpërmjet edukimit të të rinjve shqiptarë me frymën e bashkëpunimit, lidershipit dhe tolerancës. Të gjitha këto kualitete sigurohen nëpërmjet produkteve tona. Gjuha zyrtare e AIESEC është gjuha Angleze. Ne operojmë të ndarë në dy komitete lokalë , AIESEC në Universitetin e Tiranës dhe AIESEC në EUT.


AIESEC në Universitetin e Tiranës

Si pjesë integrale e AIESEC in Albania, AIESEC in Tirana University operon nën të njëjtin kuadër dhe nën të njëjtat politika duke ofruar 4 programe kryesore dhe unike:

Global Citizen

Një program që u siguron studentëve shqiptarë internshipe ndërkombëtare pjesërisht të paguara në një nga 127 vendet e botës ku AIESEC operon.

Global Talent

Programi ështe ura lidhëse për studentët dhe të sapodiplomuarit shqiptarë me eksperienca profesionale të paguara në të gjithë botën (127 vende). Porcesi është i gjithi i organizuar nga studentë, anëtarë të AIESEC, të cilët punojnë për të siguruar mundësitë e internshipeve me kualitetin më të mirë të mundshëm.

Global Family

Programi që u jep mundësinë familjeve shqiptare të mirëpresin një student të huaj për 3 deri në 6 javë, kohë kjo gjatë së cilës ai/ajo qëndron në Shqipëri, duke punuar në një nga projektet e AIESEC in Tirana University.

Global Citizen- Vullnetarizo jashtë Shqipërisë

Programi «Global Citizen» ofron një eksperiencë të të mësuarit, krijimit të lidhjeve me student dhe të sapodiplomuar nga e gjithë bota, në projekte vullnetare në 126+ shtete të botës. Kështu çdo student që është 18-30 vjeç, është i lirë të aplikojë në programin tonë.

Mënyrat e kontaktimit:

E-mail: tirana.university@aiesec.net
Web: www.aiesec.al dhe www.aiesec.org
Facebook: https://www.facebook.com/aiesecut/ dhe https://www.facebook.com/AIESECAlbania/
Web: www.nes.al
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/aiesecut Youtube: https://www.youtube.com/channel/ UCY0auISuzRNeb0h-mHBak5w