PROGRAMI I SHKËMBIMIT MEVLANA

Në kuadër të Programit të Shkëmbimit Mevlana që financohet nga Këshilli i Arsimit të Lartë, Turqi, studentët e Universitetit të Tiranës kanë mundësinë të përfitojnë nga bursat e ofruara për të kryer shkëmbime në universitetet më të mira të Turqisë.

Kushtet që duhen plotësuar për të aplikuar:

  • Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi të nivelit Bachelor ose Master në Universitetin e Tiranës;
  • Programi i studimit i ndjekur në UT duhet të jetë i njëjti me atë për të cilin po aplikohet për të kryer shkëmbimin;
  • Studentët duhet të plotësojnë kriteret për njohuritë e gjuhës turke siç specifikohet në thirrjen për aplikime;
  • Studentët duhet të kenë një mesatare 2.5 në një shkallë me 4 pikë për nivelin e studimeve Bachelor dhe një mesatare 3 në një shkallë me 4 pikë për nivelin e studimeve Master.

Kohëzgjatja e shkëmbimit:

Kohëzgjatja e shkëmbimit varion nga 1 semestër deri në 1 vit akademik.

Programi mbulon:

Pagesën mujore për mbulimin e shpenzimeve të jetesës.

Në përfundim të periudhës së shkëmbimit, studenti pajiset me një listë notash nga universiteti pritës, rezultate të cilat njihen në UT si pjesë e rezultateve të përgjithshme akademike të studentit.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë mundësi bursash, ju ftojmë të kontaktoni Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në Fakultetin e Ekonomisë në adresën: iro@feut.edu.al ose Qendrën e Karrierës së Fakultetit të Ekonomisë në adresën qendrakarrieres.fe.ut@gmail.com .



BURSA TË FINANCUARA NGA SHËRBIMI GJERMAN PËR SHKËMBIM AKADEMIK (DAAD)

DAAD është organizata më e madhe në Gjermani, përgjegjëse për menaxhimin e programeve, të cilat mbështesin bashkëpunimin dhe shkëmbimin në arsimin e lartë që daton që nga viti 1925. Bursat që ofron DAAD financohen kryesisht nga qeveria gjermane.

Çfarë mundësish ofron DAAD për studentët?

  • Bursa studimi;
  • Udhëtime studimore/ praktika studimore;
  • Bursa për kurse verore;

Për më shumë informacion në lidhje me mundësitë e bursave të ofruara nga DAAD mund të vizitoni adresën e internetit http://www.daad-al.org/ dhe https://www.daad.de/en/ .

FONDACIONI SHOQËRIA E HAPUR PËR SHQIPËRINË-SOROS

Në kuadër të Programit të Bursave që daton qe prej vitit 1993, Fondacioni Soros publikon në mënyrë të vazhdueshme mundësi për financime për studime në universitete të huaja për studentët shqiptarë.
Për më shumë informacion në lidhje me këto bursa mund të vizitoni adresën zyrtare: http://www.osfa.al/.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

Ministria e Arsimit publikon në mënyrë të vazhdueshme mundësi për bursa në programe të ndryshe studimi të ofruara nga universitete jashtë vendit.
Për më shumë në lidhje me këto bursa mund të vizitoni faqen zyrtare: http://www.arsimi.gov.al/al/program/bursa-dhe- programe-studimi

PËR TË TJERA PROGRAME TË FINANCUARA NGA SHTETE TË NDRYSHME TË BE-SË APO SHBA-VE, MUND TË VIZITONI FAQET ZYRTARE NË INTERNET TË AMBASADAVE TË TYRE NË VENDIN TONË