Organizatat rinore mund të bëhen pjesë e programit Erasmus+ duke aplikuar në thirrjet për projekte, të fokusuara në forcimin dhe rritjen e kapaciteteve në fushën e rinisë, të financuara nga Komisioni Europian. Projektet e ngritjes së kapaciteteve janë projekte transnacionale bashkëpunimi në bazë të partneritetit shumëpalësh midis organizatave aktive në fushën e rinisë në vendet e BE dhe jashtë saj.


Projektet e ngritjes së kapacitetit të të rinjve kanë për qëllim:


  • Të nxisin bashkëpunimin dhe shkëmbimet në fushën e rinisë ndërmjet vendeve të Programit dhe vendeve partnere nga rajone të ndryshme të botës
  • Përmirësimin e cilësisë dhe njohjen e punës së të rinjve, edukimin jo formal dhe vullnetarizmin në vendet partnere. duke rritur sinergjinë dhe komplementaritetin e tyre me sistemet e tjera të arsimit, në tregun e punës dhe shoqëri.
  • Të nxisin zhvillimin, testimin dhe fillimin e skemave dhe programeve të mobilitetit dhe të edukimit jo-formal në nivel rajonal
  • Promovimin e mobilitetit transnacional të edukimit jo-formal mes vendeve të Programit dhe vendeve partnere, veçanërisht në fokus tek të rinjtë me më pak mundësi, me qëllim përmirësimin e nivelit të kompetencave dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në shoqëri.

Këto aktivitete mund të zbatohen në kuadër të projekteve për ngritjen e kapaciteteve:

Aktivitetet e ngritjes të kapaciteteve


  • Aktivitete që inkurajojnë dialogun politik, bashkëpunimin, rrjetëzimin dhe shkëmbimin e praktikave në fushën e rinisë, të tilla si konferenca, seminare dhe takime;
  • Evente për të rinjtë në shkallë të gjerë (kohëzgjatja maksimale 2 ditë);
  • Fushata informimi dhe ndërgjegjësimi;
  • Zhvillimi i informacionit, komunikimit dhe mjetet e medias;
  • Zhvillimi i metodave të punës së të rinjve, mjetet dhe materialet, kurrikula e punës rinore, modulet e trajnimit dhe instrumente të dokumentimit të tilla si Youthpass;
  • Krijimin e formave të reja për shpërndarjen e punës së të rinjve duke ofruar trajnime dhe mbështetje, kryesisht përmes materialeve të hapura dhe fleksibël për mësim, bashkëpunimi virtual dhe resurset e hapura arsimore (OER).


Aktivitetet e mobilitetit

  • Shkëmbimet rinore midis vendeve të programit dhe vendeve partnere;
  • Shërbimi Vullnetar Evropian (EVS) nga / në vendet partnere;
  • Mobiliteti i të rinjve që punojnë me të rinjtë dhe në fushën e rinisë midis vendeve të programit dhe vendeve partnere.
Suporti i mundësuar për këto projekte

Granti maksimal i dhënë për një projekt për rritjen e kapaciteteve është: 150 000 EUR. Ju lutem referojuni Udhëzuesit të Programit Erasmus+ për rregullat e hollësishme të financimit

Kush mund të aplikojë:

  • Organizatë jo-fitimprurëse, shoqatë, OJQ (duke përfshirë OJQ-të rinore evropiane);
  • Këshillet Kombëtare Rinore;
  • Organ publik në nivel lokal, rajonal apo kombëtar;

Si mund të aplikoni?

  • Lexoni thirrjet për propozime në http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/;
  • Lexoni me kujdes udhëzimet për aplikantët;
  • Regjistrohu në Portalin e Pjesëmarrësit (Participant Portal) dhe merrni Kodin e Identifikimit të Pjesëmarrësit (PIC). Të gjitha organizatat duhet të kenë një numër PIC, i cili kërkohet në formularin e aplikimit;
  • Përdorni formularin e aplikimit zyrtar;
  • Dërgoni aplikimin tuaj online para afatit të përcaktuar. Sigurohuni të keni marrë një email konfirmimi.

Mënyrat e kontaktimit:

E-mail: EACEA-YOUTH@ec.europa.eu
Web: www.eacea.ec.europa.eu