Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Administrim Biznes |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të ciklit të parë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit | Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore” |
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi është t’u japë studentëve një sistem bazë njohurish formuese në fushën e menaxhimit dhe të marketingut për formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushat përkatëse në subjekte të sektorit privat, të sektorit shtetëror, të sektorit jofitimprurës dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këto fusha. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon studime në fusha të tilla si ato të menaxhimit, të marketingut, të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që përfitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre gjithashtu ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, duke rritur mundësitë për sukses profesional në tregun e punës. Në veçanti, pas kualifikimeve shtesë, të diplomuarit në këtë drejtim mund të japin mësim në shkollat e mesme lëndën e menaxhimit dhe të marketingut.
Veprimtaritë formuese:
- Lëndë të formimit të përgjithshëm: Hyrje në Ekonomi, Matematikë Biznesi, Mikroekonomi, Makroekonomi, Baza Statistike, Statistikë e Zbatuar;
- Lëndë të formimit karakterizues: Menaxhim, Bazat e Marketingut, Bazat e Financës, Etikë biznesi, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Investime, Sipërmarrje dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i Operacioneve, Sjellje Organizative, Menaxhim Strategjik, Biznes Ndërkombëtar, Kontabilitet Kosto Dejtimi, Menaxhim Marketingu, Menaxhim Financiar;
- Lëndë integruese: Komunikim në Biznes, Informatikë, E Drejtë Biznesi
- Lëndë me zgjedhje: Shkrim Akademik/Sociologji, Inovacion/Menaxhim Marke, Kulturë Gjuhe/Gjuhë e Huaj 3;
- Lëndë të formimit plotësues: Gjuhë e Huaj 1, Gjuhë e Huaj 2;
- Praktika;
- Diploma.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 40 pikë |
5 | 41-50 |
6 | 51-60 |
7 | 61-70 |
8 | 71-80 |
9 | 81-90 |
10 | 91-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Administrim Biznes pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë në menaxhim, marketing apo në një fushë tjetër të ngjashme.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional.
Studenti, i cili zotëron një diplomë të tillë, mund të punësohet në institucione të ndryshme, kompani (publike ose private), organizata të ndryshme, si specialist ose menaxher në fushën përkatëse të studimit.
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Hyrje në Ekonomi | 7 | 75 | I |
2 | Bazat e Marketingut | 6 | 60 | I |
3 | Menaxhim | 7 | 60 | I |
4 | Matematikë Biznesi | 6 | 75 | I |
5 | Gjuhë e Huaj 1 | 4 | 60 | I |
6 | Mikroekonomi 1 | 7 | 60 | II |
Lëndë me zgjedhje | ||||
7 | Shkrim Akademik | 5 | 45 | II |
Sociologji | ||||
8 | Komunikim në Biznes | 6 | 60 | II |
9 | Bazat e Financës | 6 | 60 | II |
10 | Gjuhë e Huaj 2 | 4 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 58 | 615 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Makroekonomi | 6 | 60 | I |
2 | E Drejtë Biznesi | 5 | 45 | I |
3 | Parime Bazë të Kontabilitetit | 6 | 60 | I |
4 | Baza Statistike | 6 | 60 | I |
Lëndë me zgjedhje | ||||
5 | Kulturë Gjuhe | 4 | 60 | I |
Gjuhë e huaj 3 | ||||
6 | Kontabilitet Financiar | 6 | 60 | II |
7 | Informatikë | 7 | 75 | II |
8 | Statistikë e Zbatuar | 6 | 67 | II |
9 | Etikë Biznesi | 7 | 60 | II |
10 | Investime | 6 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 59 | 607 | ||
Viti i Tretë | ||||
1 | Sipërmarrja dhe Biznesi i Vogël | 5 | 60 | I |
2 | menaxhimi i Burimeve Njerëzore | 6 | 60 | I |
3 | menaxhimi i operacioneve | 6 | 60 | I |
4 | Sjellje Organizative | 6 | 60 | I |
5 | menaxhim Strategjik | 6 | 60 | I |
6 | Biznes Ndërkombëtar | 5 | 60 | II |
7 | Kontabilitet Kosto Drejtimi | 5 | 60 | II |
8 | menaxhim Marketingu | 5 | 60 | II |
9 | menaxhim Financiar | 5 | 60 | II |
Lëndë me zgjedhje | ||||
10 | Inovacion | 5 | 60 | II |
menaxhim Marke | ||||
11 | Praktika | 4 | 80 | II |
12 | Diploma | 5 | 25 | II |
Gjithsej Viti i Tretë | 63 | 705 | ||
Total Viti I +II +III | 180 | 1927 |