Me zhvillimin e vazhdueshëm të tregut të punës, konkurrenca do të bëhet akoma dhe më intensive. Programet e Masterit që ne ofrojme ju sigurojnë zhvillimin e njohurive dhe të aftësive për tu dalluar nga të tjerët dhe për të arritur synimet tuaja.

1

Administrim Biznesi

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të administrimit të biznesit. Programi Master Profesional në Administrim Biznesi është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e menaxhimit, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e menaxhimit, për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.

Administrim Biznesi

2

Administrim Publik

Programi Master Profesional në Administrim Publik ka si qëllim që të përgatisë profesionistë për të plotësuar nevojat dhe sfidat e ardhshme te shërbimit publik. Ky program synon që të sigurojë mundësitë e një edukimi vizionar, që të diplomuarit të jenë konkurrues në rang kombëtar, duke u fokusuar tek lidhja e fuqishme e teorisë me praktikën, si faktor kyç për efektivitetin e këtij programi. Ky program synon që të aftësojë të diplomuarit të operojnë si administratorë publik të suksesshëm në organizatat publike lokale apo qëndrore, si dhe në sektorin e organizatave jofitimprurëse. Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e administrimit publik. Programi Master Profesional në Administrim Publik është me natyrë aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e administrimit publik, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e administrimit publik, për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale të tij në sektorin publik.

Administrim Publik

3

Financë

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të financave. Programi Master Profesional në Financë është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e financave, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e financës për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.

Financë

4

Financë, Kontabilitet dhe Auditim

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të financave, kontabilitetit dhe auditimit. Programi Master Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushat e mësipërme, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e financës, kontabilitetit dhe auditimit, për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.

Financë, Kontabilitet dhe Auditim

5

Kontabilitet dhe Auditim (kohë e plotë)

Programi i Masterit Profesional në Kontabilitet dhe Auditim synon t’u japë studentëve eksperiencën e nevojshme për një karrierë të suksesshme në fushën e shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe administrimit fiskal. Programi i Masterit Profesional në Kontabilitet jep një sistem të gjerë njohurish në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe në fusha të tjera të lidhura me të, me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të kontabilistit. Për realizimin e këtij objektivi, programi parashikon studime të mëtejshme në fusha të tilla bazë, si ato të kontabilitetit të kosto drejtimit të avancuar, të analizës së pasqyrave financiare, të auditimit dhe shërbimeve të konsulencës, të kontabilitetit financiar të avancuar, të drejtimit financiar; si dhe në një sërë fushash specifike, si ato të organizimit të sistemeve të informacionit kontabël, të administrimit dhe legjislacionit tatimor, të kontabilitetit publik, të legjislacionit të biznesit. Krahas këtyre lëndëve, studentët marrin dhe plotësojnë njohuritë e tyre dhe në fusha të tjera ndihmëse, si në ato të financës, të qeverisjes së korporatave, të kompjuterizimit, të kontabilitetit të shoqërive bankare dhe të sigurimit, etj., të nevojshme për profesionin e tyre.

Kontabilitet dhe Auditim (kohë e plotë)

6

Kontabilitet dhe Auditim (kohë e pjesshme)

Programi i Masterit Profesional në Kontabilitet dhe Auditim synon t’u japë studentëve eksperiencën e nevojshme për një karrierë të suksesshme në fushën e shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe administrimit fiskal. Programi i Masterit Profesional në Kontabilitet jep një sistem të gjerë njohurish në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe në fusha të tjera të lidhura me të, me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të kontabilistit. Për realizimin e këtij objektivi, programi parashikon studime të mëtjeshme në fusha të tilla bazë, si ato të kontabilitetit të kosto drejtimit të avancuar, të analizës së pasqyrave financiare, të auditimit dhe shërbimeve të konsulencës, të kontabilitetit financiar të avancuar, të drejtimit financiar; si dhe në një serë fushash specifike, si ato të organizimit të sistemeve të informacionit kontabël, të administrimit dhe legjislacionit tatimor, të kontabilitetit publik, të legjislacionit të biznesit. Krahas këtyre lëndëve, studentët marrin dhe plotësojnë njohuritë e tyre dhe në fusha të tjera ndihmëse, si në ato të financës, të qeverisjes së korporatave, të kompjuterizimit, të kontabilitetit të shoqërive bankare dhe të sigurimit, etj., të nevojshme për profesionin e tyre.

Kontabilitet dhe Auditim (kohë e pjesshme)

7

Marketing

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të marketingut. Programi Master Profesional në Marketing është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e marketingut, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e marketingut, për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale. Në fokusin e tij të plotë, ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe kreativ, si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e marketingut nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira.

Marketing

8

Menaxhim Turizmi

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të turizmit. Programi Master Profesional në Turizëm është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e turizmit, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e turizmit, për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.

Menaxhim turizmi

9

Sisteme Informacioni në Ekonomi

Programi i studimit ka për qëllim të aftësojë profesionistë me njohuri ekonomike në fushën e sistemeve të informacionit, të integrojë zgjidhjet që ofron teknologjia e informacionit me ato të proceseve të biznesit për të plotësuar nevojat për informacion të biznesit dhe të ndërmarrjeve të tjera, duke u mundësuar atyre arritjen e objektivave të tyre në një mënyrë efektive dhe eficiente.

Sisteme Informacioni në Ekonomi

10

Studime Ekonomike Evropiane

Programi i studimit “Master në Studime Ekonomike Europiane” merr në analizë fenomenin e integrimit europian duke tejkaluar limitet e një disipline akademike. Ky program i përgjigjet gjithashtu nevojave gjithnjë në rritje për profesionistë të specializuar në disa aspekte të çështjeve të EU, duke patur parasysh problemet ekonomike që janë shtruar për zgjidhje në kuadrin e IE.

Studime Ekonomike Evropiane

11

Tekonologji Informacioni dhe Menaxhimi i proceseve të Biznesit

Ky master i drejtohet studentëve, të cilët duan të kenë njohuri të specializuara në programimin dhe implementimin e proceseve të biznesit dhe të konsolidojnë aftësitë e tyre organizative dhe menaxheriale. Programi i studimit ka për qëllim të formojë profesionistë në fushën e sistemeve të informacionit më bashkëkohore të tipit Enterprise Resource Programing (ERP) si SAP, për të cilat Deloitte Albania në bashkëpunim me Deloitte Italy ofron shërbime konsulence për biznese vendase dhe të huaja (në vende të BE), si në analizën funksionale të biznesit dhe programimin e personalizuar të moduleve të tyre, ashtu edhe në implementim.

Tekonologji Informacioni dhe Menaxhimi i proceseve të Biznesit