Me zhvillimin e vazhdueshëm të tregut të punës, konkurrenca do të bëhet akoma edhe më intensive. Programet e Msc-së që ne ofrojmë, ju sigurojnë zhvillimin e njohurive dhe të aftësive për t’u dalluar nga të tjerët dhe për të arritur synimet tuaja.

1

Administrim Biznesi

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e administrim biznesit për kompanitë/organizatat vendase dhe të huaja, prodhuese dhe të shërbimit. Programet e lëndëve të këtij studimi ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Synohet pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë. Në fokusin e tij të plotë, ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe krijues, si edhe për t’i ekspozuar ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e administrim biznesit nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktika shkencore dhe hulumtuese në administrim biznesi.

Administrim Biznesi

2

Administrim Publik

Ky program studimi, synon të përgatisë studentët për karrierën si ekspertë e specialistë në organizatat publike, në nivel qëndror apo lokal. Programet e lëndëve të këtij masteri ofrojnë zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor në fushën e administrimit publik. Programi i studimeve Master i Shkencave në Administrim Publik synon të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të zbatuar politika dhe programe, si dhe për të adresuar zgjidhje për probleme të ndryshme, me të cilat ndeshen organizatat publike. Programi synon integrimin e njohurive të thelluara shkencore me aftësitë praktike në fushën e administrimit publik.

Administrim publik

3

Ekonomiks

Globalizimi gjithnjë në rritje i ekonomisë ka sjellë abandonimin e ndarjes fikse midis makroekonomistëve dhe ekonomistëve të biznesit. Për më tepër, strukturat ekonomike lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe organizimet e reja publike kërkojnë profesionistë, të cilët të jenë të aftë të ndërrmarrin përgjegjësi vendim-marrëse të një ekonomisti të përgatitur në një këndvështim teoriko - analitik. Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë të përballojë dinamikën e zhvillimeve aktuale ekonomike dhe të ofrohet si ndërmjetës midis realiteteve teorike të ndryshme nga njëra anë dhe praktikave ekonomike bashkëkohore të ndryshme nga ana tjetër. Planet e studimit orientuese në fushën e ekonomiksit do ta drejtojnë studentin për marrjen e kompetencave që mund të shfrytëzohen nga ai vetë në fushën e politikave ekonomike në kuadër lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ekonomiks

4

Financë

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e shkencave të financave. Programet e lëndëve të këtij studimi ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Synohet pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.

Financë

5

Kërkime Operacionale në Menaxhim

Programi i studimit ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri nga teknikat e kërkimeve operacionale, duke përfshirë menaxhimin e përgjithshëm dhe kontekstin e marrjes së vendimit brenda të cilit përdoren këto teknika. Rëndësi e veçantë i kushtohet praktikave dhe metodologjive më të fundit, përdorimit të mjeteve kompjuterike për të asistuar në detyrat e menaxhimit dhe zgjidhjen e problemeve. Për më tepër, studentët do të zhvillojnë aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të tjeret për problemet me të cilat përballen menaxherët dhe propozimin e zgjidhjeve.

Kërkime Operacionale në Menaxhim

6

Kontabilitet dhe Auditim

Programi i Masterit Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim synon t’u japë studentëve eksperiencën e nevojshme për një karrierë të suksesshme në fushën e shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe administrimit fiskal dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në këto fusha. Programi i Masterit Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim jep një sistem të gjerë njohurish në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe në fusha të tjera të lidhura me të, me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të kontabilistit dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.

Kontabilitet dhe Auditim

7

Marketing

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e Marketingut. Programet e lëndëve të këtij studimi ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Synohet pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.

Marketing

8

Siguria e Informacionit

Programi i studimit ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve, të cilët do të kenë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike. Ai synon t’i pajisë studentët me njohuritë dhe bazat teorike, si dhe me aftësitë dhe praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë së informacionit, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë sfiduese, shumë të nevojshme dhe të dobishme.

Siguria e Informacionit

9

Sisteme Informacioni në Ekonomi

Programi i studimit ka për qëllim të formojë profesionistë në fushën e sistemeve të informacionit, të aftë të integrojnë zgjidhjet që ofron teknologjia e informacionit me ato të proceseve të biznesit për të plotësuar nevojat për informacion të biznesit dhe të ndërmarjeve të tjera, duke u mundësuar atyre arritjen e objektivave të tyre në një mënyrë efektive dhe eficiente.

Sisteme Informacioni në Ekonomi