Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Siguri Informacioni |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degët Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike në fakultete të tjera (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Programi i studimit ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve, të cilët do të kenë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike. Ai synon t’i pajisë studentët me njohuritë dhe bazat teorike, si dhe me aftësitë dhe praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë së informacionit, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë sfiduese, shumë të nevojshme dhe të dobishme.
Objektivat e programit të studimit:
- Të formulojë dhe implementojë politika dhe zgjidhje që demonstrojnë një përvetësim të gjerë të bazave të sigurisë dhe aplikimeve praktike të teknologjisë së informacionit;
- Të demostrojnë njohuri të qëndrueshme në lidhje me strategjitë e sigurisë së informacionit dhe ti aplikojë këto njohuri për të vlerësuar një situatë të caktuar të sigurisë së informacionit dhe për të hartuar një plan të përshtatshëm në lidhje me të;
- Të ndërtojë një qasje të sigurisë së informacionit që balancon nevojat e organizatës me kërkesat e saj për konfidencialitet, integritet dhe disponueshmëri;
- Të identifikojë çështjet e sigurisë së informacionit, të përdorë njohuritë e marra në teori, të investigojë shkaqet dhe zgjidhjet, dhe të hartojë strategji të udhëhequra nga teoritë në zhvillim si dhe kërkimi shkencor në fushën e sigurisë së informacionit;
- Të analizojë dhe dizenjojë teknika të sigurisë së informacionit dhe masa mbrojtëse, përfshirë këtu politika specifike të sistemit, kundërmasa sigurie dhe kontroll aksesi në rrjet;
- Të aplikojë metoda të standardizuara për të minimizuar riskun nëpërmjet implementimit të parimeve dhe praktikave të sigurisë së informacionit;
- Të vlerësojë zgjidhjet e duhura të sigurisë që nevojiten për të dizenjuar dhe ndërtuar një arkitekturë sigurie duke përfshirë zbulimin e sulmeve, infrastrukturën mbrojtëse, testet e penetrimit dhe analizën e dobësive;
- Të zhvillojë eksperiencën praktike që nevojitet për të planifikuar, realizuar dhe drejtuar auditin e sigurisë së sistemeve të informacionit sipas nivelit të kërkuar nga kuadri standard i sigurisë;
- Të zhvillojë aftësitë e duhura komunikuese për të qenë profesionistë në fushën e sigurisë së informacionit.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 50 pikë |
5 | 51-57 |
6 | 58-65 |
7 | 66-73 |
8 | 74-81 |
9 | 82-89 |
10 | 90-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme.
Pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Sistemeve të Informacionit).
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Në përfundim të programit të studimit, të diplomuarit në Masterin e Shkencave në “ Siguria e Informacionit” do të kenë një sërë mundësish në zhvillimin e karrierës së tyre si profesionistë në pozicione të tilla si:
- Oficer i Sigurisë së Sistemeve të Informacionit;
- Administrator Bazash të Dhënash të Sigurta;
- Menaxher i Projekteve të Teknologjisë së Informacionit;
- Menaxher i Sistemeve të Informacionit; etj.
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Metoda Kërkimi | 6 | 60 | I |
2 | Menaxhim i Bazave të Dhënave të Sigurta | 6 | 60 | I |
3 | Inxhinieri Softwaresh dhe Tendencat e Sigurisë | 6 | 60 | I |
4 | Kriptologji | 7 | 75 | I |
5 | Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit | 6 | 60 | I |
6 | Çështje të Avancuara të Sigurisë së Informacionit | 6 | 60 | II |
7 | Siguria e Rrjetit | 6 | 60 | II |
8 | Planifikimi i Sigurisë dhe Menaxhimi i Incidenteve | 7 | 75 | II |
9 | Ekonomiksi i Sigurisë së Informacionit | 6 | 60 | II |
10 | Teoritë dhe Aplikimet Mobile | 6 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 62 | 630 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Siguria e Sistemeve të Informacionit | 7 | 75 | I |
2 | Kurs Special | 6 | 60 | I |
Lëndë me Zgjedhje (studenti zgjedh 2 lëndë) | ||||
3 | Biometrikë | 10 (5*2) | 120 (60*2) | I |
E-tregëtia / E-biznesi i sigurtë | ||||
Menaxhimi i Riskut | ||||
Modelimi dhe Simulimi në Informatikë | ||||
Siguria në Komunikimin Wireless | ||||
Modelimi dhe Analiza e Riskut të Sigurisë Socio-teknike | ||||
Qeverisja e TI | ||||
Aspektet Ligjore të Sigurisë së Informacionit | ||||
Hakerimi Etik dhe Testi i Ndërhyrjeve në Rrjet | ||||
Aspektet Organizative dhe Njerëzore të Sigurisë së Informacionit | ||||
Prova Ligjore Dixhitale | ||||
Inteligjenca Artificiale | ||||
4 | Praktika | 5 | 125 | II |
5 | Mikroteza | 30 | 175 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 58 | 555 | ||
Total Viti I+II | 120 | 1185 |