Objektivat formuese të programit të studimit të doktoratës

Programi i studimit të Doktoratës synon:

  • Të përgatisë studentë për karrierë në mësimdhënie, shërbime kërkimi apo qeverisëse, si dhe të përgatisë studiues në fushën e kërkimit shkencor në ekonomi që do të marrin pjesë aktivisht në analizat e çështjeve themelore ekonomike, me të cilat përballet ekonomia e tregut apo ekonomitë në tranzicion si kjo e jona;
  • Të thellojë dhe të pasurojë njohuritë teorike dhe praktike të doktorantëve në fushat kryesore të teorisë ekonomike (Mikroekonomi e avancuar, Makroekonomi e avancuar dhe të avancohet me analiza sasiore dhe cilësore të çështjeve të përzgjedhura nga fusha të ndryshme të ekonomiksit);
  • Të ndërmarrë një trajnim të përgjithshëm të doktorantëve në metodat e kërkimit në fushën e ekonomisë dhe në veçanti një trajnim të posaçëm të doktorantëve në metodat dhe teknikat e kërkimit që lidhen me zhvillimin e temës së miratuar të disertacionit;
  • T’u mundësojë doktorantëve të hartojnë një disertacion shkencor që jep ndihmesë origjinale në fushën e hulumtuar;
  • T’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara kritike e të argumentuara në fushat hulumtuese përkatëse;
  • Të krijojë marrëdhënie të ngushta midis shkollës së doktoratës dhe instituteve apo enteve të tjera kërkimore publike dhe private, me qëllimin përfshirjen e studentëve të doktoratës në fusha kërkimi në një kontekst më të gjerë ekonomik;
  • T’u ofrojë studentëve të doktoratës mundësinë e kërkimit shkencor nën supervisionin edhe të fakulteteve të universiteteve të huaja me të cilat Departamenti i Ekonomiksit dhe Fakulteti i Ekonomisë ka lidhje.