Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Doktoraturë në Kontabilitet

Objektivat formuese të programit të studimit të doktoratës

Programi i studimit të Doktoratës synon:

  • Të thellojë dhe të pasurojë njohuritë teorike dhe praktike të doktorantëve në fushën e kontabiltitetit, raportimit financiar dhe të;
  • T’u bëjë të njohur dhe t’u rekomandojë doktorantëve mjetet metodike kryesore që do t’u lejojnë atyre të kryejnë kërkime në fushën studimore dhe t’i aftësojë ata me metodat, teknologjitë dhe shprehitë e punës kërkimore-shkencore origjinale;
  • T’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara kritike e të argumentuara në fushat hulumtuese përkatëse;
  • Të nxisë kërkimet dhe studimet përqasëse me karakter aplikativ;
  • Të përgatisë doktorantët në analiza të konteksteve të larmishme komunikuese të specializuara;
  • Të krijojë marrëdhënie të ngushta me shkollën dhe institute apo ente të tjera kërkimore publike dhe private me qëllimin për të përfshirë kompetenca të larta të kërkimit në një kontekst më të gjerë kulturor, social dhe ekonomik.

Për realizimin e këtij objektivi programi parashikon thellime në fusha të tilla bazë, si ato të kontabilitetit të sektorit financiar, Kontabiliteti i sektorit jofinanciar, Kontabiliteti i sektorit publik, Auditimi dhe sistemet e kontrollit, Raportimi Financiar dhe Analiza e Pasqyrave financiare dhe ekonomike, Kontabiliteti i drejtimit.

Krahas këtyre, studentët plotësojnë njohuritë e tyre edhe në fusha të tjera ndihmëse, si ato të kërkimeve metodologjike, metodave sasiore dhe cilësore të studimit dhe kërkimit, etj. Këto njohuri poltësojnë dhe thellojnë njohuritë e marra në ciklin e dytë të studimeve dhe në masterat në fushën e kontailiteti dhe financës.