Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Doktoraturë në Marketing

Objektivat formuese të programit të studimit të doktoratës

Programi i studimit të Doktoratës synon:

  • Të thellojë dhe të pasurojë njohuritë teorike dhe praktike të doktorantëve në fushat e shkencave marketing që përfshin programi (njohuri të thelluara për menaxhim marketing, menaxhim i forcës së shitjes, biznes ndërkombëtar, marketingut ndërkombëtar etj.);
  • T’u bëjë të njohur dhe t’u rekomandojë doktorantëve mjetet metodike kryesore që do t’u lejojnë atyre të kryejnë kërkime në fushën studimore dhe t’i aftësojë ata me metodat, teknologjitë dhe shprehitë e punës kërkimore-shkencore origjinale;
  • T’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara kritike e të argumentuara në fushat hulumtuese përkatëse;
  • Të nxisë kërkimet dhe studimet përqasëse me karakter aplikativ;
  • Të përgatisë doktorantët në analiza të konteksteve të larmishme dhe të specializuara marketing;
  • Të krijojë marrëdhënie të ngushta me shkollën dhe institute apo ente të tjera kërkimore publike dhe private me qëllimin për të përfshirë kompetenca të larta të kërkimit në një kontekst më të gjerë ekonomik.