Objektivat formuese të programit të studimit të doktoratës

Programi i studimit të Doktoratës synon:

  • Të thellojë dhe të pasurojë njohuritë teorike dhe praktike të doktorantëve në fushat e shkencave menaxheriale që përfshin programi (njohuri të thelluara për aftësitë menaxheriale, menaxhim strategjik, menaxhim operacionesh, menaxhimi i burimeve njerëzore, sjellje organizative, administrim publik etj.);
  • T’u bëjë të njohur dhe t’u rekomandojë doktorantëve mjetet metodike kryesore që do t’u lejojnë atyre të kryejnë kërkime në fushën studimore dhe t’i aftësojë ata me metodat, teknologjitë dhe shprehitë e punës kërkimore-shkencore origjinale;
  • T’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara kritike e të argumentuara në fushat hulumtuese përkatëse;
  • Të nxisë kërkimet dhe studimet përqasëse me karakter aplikativ;
  • Të formojë shkencëtarë të rinj për ndjekjen e një karriere të mëtejshme akademike;
  • Të përgatisë doktorantët në analiza të sistemeve të informacionit në kontekste të larmishme në ekonomi;
  • Të krijojë marrëdhënie të ngushta me shkollën dhe institute apo ente të tjera kërkimore publike dhe private, me qëllimin për të përfshirë kompetenca të larta të kërkimit në një kontekst më të gjerë ekonomik.