Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Master Profesional në Menaxhim Shëndetësor

Titulli akademik i studimit Diplomë Master Profesional në Menaxhim Shëndetësor (MP)
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (nëpërmjet Departamentit të Shëndetit Publik në Fakultetin e Mjekësisë), dhe Universitetit të Tiranës (nëpërmjet Departamentit të Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë). Diploma do të lëshohet nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1 vit
Forma e studimit Me kohë të plotë

Përshkrimi i lëndës

Lënda është konceptuar për t’u dhënë studentëve të MPMSH njohuri të përgjithshme në lidhje me sistemet e informacionit në sitemin shëndetësor, si dhe për të përgatitur profesionistë të informacionit shëndetësor. Njohuritë e marra gjatë trajtimit të kësaj lënde kanë të bëjnë me konceptet dhe njohuritë bazë në lidhje me sistemet e informacionit në menaxhim në një trajtim më të përgjithshëm, si dhe ato të fushës së mjekësisë në veçanti; përcaktimin dhe qëllimin e rekordeve shëndetësore, si dhe format e kontrollit; ruajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit mjekësor të pacientëve, si dhe çështje që lidhen me sigurinë, privatësinë, konfidencialitetin dhe ato etike e sociale. Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve gjithashtu një kuptim më të gjerë të sfidave me të cilat përballen drejtuesit dhe menaxherët e shëndetësisë, në përzgjedhjen dhe zbatimin e një sistemi informacioni shëndetësor. Lënda është gjithashtu e dizenjuar për të siguruar kontekstin e diskutimit në rritje në lidhje me të dhënat elektronike mjekësore, shkëmbimin e informacionit shëndetësor dhe ndikimin e tij në mjediset e brendshme dhe të jashtme që formojnë mjedisin e kujdesit shëndetësor.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

  • • T’u paraqesë studentëve konceptet dhe metodat e ekonomisë shëndetësore lidhur me politikat, planifikimin dhe financimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
  • • T’u mundësojë studentëve vlerësimin e aspekteve sasiore të efektivitetit dhe analizës së kostos së shërbimeve dhe rishikimeve sistematike.

Ky program studimi përgatit specialistë të administrimit të biznesit me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe integrimit evropian.

Skema e vlerësimit

Format dhe kriteret e vlerësimit të studentit përcaktohen në planin mësimor dhe në programin e lëndës, si dhe u bëhen të ditura studentëve. Vlerësimi për secilën lëndë mësimore kryhet pas përfundimit të saj. Nëse moduli përmban më shumë se një lëndë, nota e tij do të llogaritet nga mesatarja e ponderuar, e cila merr në konsideratë kreditet respektive për çdo disiplinë apo veprimtari tjetër formuese. Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë notash. Nota më e vogël kaluese është 5 (pesë).