Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Rreth Fakultetit

Fakulteti i Ekonomisë është formuar në vitin 1952, me emrin Instituti i Lartë i Ekonomisë. Që prej vitit 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, ai u përfshi në atë Universitet me emrin Fakulteti i Ekonomisë. Fakulteti operon në bazë të programeve të reja mësimore, në përputhje me programet e shkollave perëndimore, duke ofruar programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

Universiteti i Tiranës

Rreth Universitetit

Universiteti i Tiranës u krijua në vitin 1957 dhe është universiteti i parë në Shqipëri. Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete, të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike dhe natyrore.

Më shumë rreth UT
Qyteti i Tiranës

Rreth qytetit të Tiranës

Për tu njohur me historinë e qytetit të Tiranës, duhet të kthehemi shumë pas në kohë, pikërisht në kohën kur fjala “Tiranë” u përdor për herë të parë. Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Tirana filloi të formëzohet në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht, ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Këto tre ndërtesa qenë fillesat e qytetit.

Më shumë rreth Tiranës

Burime & lehtësira

Fakulteti mundëson një sërë shërbimesh me synim rritjen e kapaciteteve të studentëve, marrjen e informacioneve në mënyrë të shpejtë dhe të saktë, si edhe inkurajon përfshirjen e studentëve në aktivitete të ndryshme të fakultetit. Ambjentet janë projektuar për të ofruar një hapësirë sa më të përshtatshme dhe cilësore për zhvillimin e veprimtarive studentore.

Zbulo me shume..
  1. Rreth Fakultetit
  2. Rreth Universitetit
  3. Rreth Tiranës
  4. Burime & lehtesira

Profili i pedagogut

{{singlePedagog.titulli}} {{singlePedagog.emri}}

Foto e pedagogut

Departamenti: {{singlePedagog.departament}}



Biografia


Fusha e kërkimit

  • {{kerkim}}

Lëndët

  • {{lenda}}