Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

UNIque Junior Enterprise

UNIque Junior Enterprise është një organizatë jofitimprurëse e atashuar pranë Universiteti të Tiranës me seli në Fakultetin e Ekonomisë Tiranë, qëllimi i së cilës është që t’iu ofrojë studentëve që ndjekin studimet e larta, mundësinë për të kapërcyer hendekun midis teorisë dhe praktikës. Studentët janë të përfshirë në projekte dhe në menaxhimin e Junior Enterprises. Unique u themelua nga know&how JE në bashkëpunim me studentët shqiptarë në Shqipëri, Austri, Gjermani dhe Itali, si dhe është regjistruar si një organizatë jofitimprurëse në Shqipëri në tetor 2009.
UNIque JE është pjesë e JADE (Europian Confederation of Junior Enterprises) që nga viti 2010.


Misioni

Misioni i UNIque është që të bëhet një urë midis universitetit dhe tregut të punës, si dhe midis Shqipërisë, Europës dhe Botës. Ne besojmë se përpjekjet tona mund të jenë një nxitje e konsiderueshme për sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, duke bërë të mundur në afat të gjatë krijimin dhe mbështetjen e një klase sipërmarrëse të përgatitur dhe dinamike. Nëpërmjet shërbimeve tona, ne duam që të jemi aktorë aktivë dhe përmbushës së vullnetit të brezit të ri të në Shqipëri, për të krijuar një figurë pozitive profesionale të sipërmarrësve në të ardhmen.


Objektivat

Principet dhe objektivat kryesore të Organizatës UNIque Junior Enterprise janë: krijimi i një eksperience “learning by doing" për studentët, krijimi i lidhjeve të njohurive akademike me botën e biznesit, nxitja e aftësive sipërmarrëse, rritja e punësimit në tregun lokal dhe përmirësimi i zhvillimit ekonomik dhe social lokal.


Madhësia

Shoqata përbëhet nga 12 anëtarë. Katër prej tyre janë pjesë e bordit drejtues dhe tetë të tjerët janë të ndarë nëpër departamentet përkatëse.


Aktivitetet

Startup Live Tirana Startup Live Tirana është një event 3-ditor në të cilin të rinjtë konkurojnë me ide të ndryshme inovative të aplikueshme në fusha të ndryshme të biznesit, me fokus kryesor në Teknologjinë e Informacionit dhe shkencat kompjuterike. Në 2016-ën ky event shënoi edicionin e tij të 5-të, në të cilin u mblodhën rreth 90 të rinj të profileve të ndryshme.
Gjatë eventit pjesëmarresit trajnohen mbi zhvillimin e konceptit të tyre të biznesit, modelit të biznesit, marketingut, marrëdhënies me investitorët, si edhe mbi mënyrën e prezantimit. Ata marrin një feedback nga ekspertë dhe profesionistë të fushës vendas dhe të huaj për të përmirësuar dhe rritur idenë e tyre të biznesit.

Global Entrepreneurship Week Gjatë Javës Globale të Sipërmarrjes organizohen aktivitete të ndryshme si trajnime, seminare etj., ndër të cilat: Forcing Entrepreneurship Among Students - një aktivitet një ditor i mbajtur gjatë javës globale të sipërmarrjes. Ky aktivitet u realizua në formën e një trajnimi pjesën e parë të tij, dhe më pas u realizua një konkurim midis pjesëmarrësve për projekt - idetë e tyre më të mira në lidhje me sipërmarrjen; Konkursi “Sipërmarrësit e rinj”, i cili mblodhi rreth 60 studentë të degëve të ndryshme si biznes, marketing, financë, juridik etj. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të zhvillonte aftësitë për të debatur tek të rinjtë nga fusha të ndryshme studimi; për të frymëzuar dëshirën e tyre për të qenë sipërmarrës dhe për të zgjeruar rrjetin ndërmjet studentëve, të cilët janë të interesuar në zhvillimin e mëtejshëm të më shumë ideve të reja.

Trajnime
Pronësia Intelektuale/Industriale
UNIque Junior Enterprise në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi trajnimin, i cili synonte të jepte njohuri mbi Markat Tregtare dhe të Shërbimit, Patentat e Shpikjeve, Brand-s, Dizenjot Industriale, Copyright-s, etj, me një target grup që përfshinte studentë ose profesionistë të fushave të ekonomisë, juridiksionit, inxhinierisë; specialistë marketingu, menaxherë të SME-ve, Sipërmarrës; e të tjerë pjesëmarrës sipas interesimit.

Mënyra e kontaktimit:

Facebook: https://www.facebook.com/Unique.Junior.Enterprise
Web: http://unique-je.org/
E-mail: info@unique-je.org