Departamenti: Kontabilitet
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Blerta ZILJA është lektore e Kontabilitetit të Kostos dhe të Drejtimit në Universitetin e Tiranës. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në degën financë-kontabilitet dhe ka një master në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Prej vitit 2014 mban gradën Doktor i Shkencave Ekonomike. Fusha e saj e kërkimeve përfshin financat publike, analizat kosto-përfitim, vendimmarrjen mbi investimet publike dhe në mënyrë specifike investimet në infastrukturë dhe format e financimit të tyre si dhe auditimin publik. Ajo është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka punuar për 3 vjet pranë Ministrisë së Financave si specialist buxheti. Që prej vitit 2011 ajo është Eksperte dhe Kërkuese pranë Institutit Shqiptar të Shkencave. Ajo ka qenë gjithashtu Eksperte Finance në projektin e Monitorimit të Financave Publike pranë Fondacionit për Shoqëri të Hapur, ku ka punuar në hartimin e disa raporteve.
Fusha e kërkimit: Vleresimi i investimeve publike, Analizat kosto-perfitim, Vendimmarrja ne investime publike, Auditimi publik, Menaxhimi i financave publike, Kontabiliteti i drejtimit dhe i kostos
Lëndët: Kontabilitet Kosto, Kontabilitet Drejtimi, Kontabilitet i Drejtimit i Avancuar
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.