Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: Prof. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Vasilika Kume është diplomuar në profilin Ekonomist Industrie në Fakultetin Ekonomik,Universiteti i Tiranës(1979). Menjëherë pas diplomimit punoi për 7 vite si ekonomiste në Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Gjatë periudhës 1986-1991 ka kryer studime pas universitare në fushën e Manaxhimit. Ne 1998 mori titullin “Profesor i Asocuar“ dhe në 2001 mori titullin “Profesor“. Gjatë periudhës 1998-2012 ka qenë Drejtore Ekzekutive e Programit Master, në Fakultetin Ekonomik. Për momentin ajo jep lëndët Manaxhim Strategjik, Marrje Vendimesh dhe Planifikim Strategjik. Vasilika Kume është anëtare e disa bordeve, që përfshijnë borde botuese dhe shkencore në revista ndërkombëtare. Ajo është autore e mbi 40 pejpërave dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Ajo është autore e një nr të madh tekstesh shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Fusha e kërkimit: Menaxhimi strategjik, planifikimi strategjik në organizatat publike dhe jofitimprurëse, menaxhimi i kohës, plani i biznesit, marrja e vendimeve manaxheriale, menaxhimi i mbeturinave urbane.
Lëndët: Menaxhim Strategjik, Marrje Vendimesh Menaxheriale, Planifikim Strategjik, Menaxhim Strategjik i Avancuar
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.