Click here...
Bachelor in Business Administration
Bachelor in Business Informatics
Organizatat rinore mund të bëhen pjesë e programit Erasmus+ duke aplikuar në thirrjet për projekte, të fokusuara në forcimin dhe rritjen e kapaciteteve në fushën e rinisë, të financuara nga Komisioni Europian. Projektet e ngritjes së kapaciteteve janë projekte transnacionale bashkëpunimi në bazë të partneritetit shumëpalësh midis organizatave aktive në fushën e rinisë në vendet e BE dhe jashtë saj. Projektet e ngritjes së kapacitetit të të rinjve kanë për qëllim:
- Të nxisin bashkëpunimin dhe shkëmbimet në fushën e rinisë ndërmjet vendeve të Programit dhe vendeve partnere nga rajone të ndryshme të botës.
- Përmirësimin e cilësisë dhe njohjen e punës së të rinjve, edukimin jo formal dhe vullnetarizmin në vendet partnere, duke rritur sinergjinë dhe komplementaritetin e tyre me sistemet e tjera të arsimit, në tregun e punës dhe shoqëri.
- Të nxisin zhvillimin, testimin dhe fillimin e skemave dhe programeve të mobilitetit dhe të edukimit jo-formal në nivel rajonal.
- Promovimin e mobilitetit transnacional të edukimit jo-formal mes vendeve të programit dhe vendeve partnere, veçanërisht në fokus tek të rinjtë me më pak mundësi, me qëllim përmirësimin e nivelit të kompetencave dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në shoqëri.
Këto aktivitete mund të zbatohen në kuadër të projekteve për ngritjen e kapaciteteve:
Aktivitetet e ngritjes të kapaciteteve
- Aktivitete që inkurajojnë dialogun politik, bashkëpunimin, rrjetëzimin dhe shkëmbimin e praktikave në fushën e rinisë, të tilla si konferenca, seminare dhe takime;
- Evente për të rinjtë në shkallë të gjerë (kohëzgjatja maksimale 2 ditë);
- Fushata informimi dhe ndërgjegjësimi;
- Zhvillimi i informacionit, komunikimit dhe mjetet e medias;
- Zhvillimi i metodave të punës së të rinjve, mjetet dhe materialet, kurrikula e punës rinore, modulet e trajnimit dhe instrumente të dokumentimit të tilla si Youthpass;
- Krijimin e formave të reja për shpërndarjen e punës së të rinjve duke ofruar trajnime dhe mbështetje, kryesisht përmes materialeve të hapura dhe fleksibël për mësim, bashkëpunimi virtual dhe resurset e hapura arsimore (OER).
Aktivitetet e mobilitetit
- Shkëmbimet rinore midis vendeve të programit dhe vendeve partnere;
- Shërbimi Vullnetar Evropian (EVS) nga / në vendet partnere;
- Mobiliteti i të rinjve që punojnë me të rinjtë dhe në fushën e rinisë midis vendeve të programit dhe vendeve partnere.
Suporti i mundësuar për këto projekte
Granti maksimal i dhënë për një projekt për rritjen e kapaciteteve është: 150 000 EUR. Ju lutem referojuni Udhëzuesit të Programit Erasmus+ për rregullat e hollësishme të financimit!
Kush mund të aplikojë:
- Organizatë jo-fitimprurëse, shoqatë, OJQ (duke përfshirë OJQ-të rinore evropiane);
- Këshillet Kombëtare Rinore;
- Organ publik në nivel lokal, rajonal apo kombëtar;
Si mund të aplikoni?
- Lexoni thirrjet për propozime në http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/;
- Lexoni me kujdes udhëzimet për aplikantët;
- Regjistrohu në Portalin e Pjesëmarrësit (Participant Portal) dhe merrni Kodin e Identifikimit të Pjesëmarrësit (PIC). Të gjitha organizatat duhet të kenë një numër PIC, i cili kërkohet në formularin e aplikimit;
- Përdorni formularin e aplikimit zyrtar;
- Dërgoni aplikimin tuaj online para afatit të përcaktuar. Sigurohuni të keni marrë një email konfirmimi.
Mënyrat e kontaktimit:
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Web: www.eacea.ec.europa.eu