Universiteti i Tiranës si pjesë e konsorciumit fitues të projektit “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs” në kuadrin e projekteve Horizon 2020 realizoi me sukses rolin e tij në këtë projekt katërvjeçar i cili nisi në janar 2020 e përfundoi në Dhjetor 2023.me synimin të hartojë dhe zbatojë Plane të Barazisë Gjinore në institucionet akademike dhe kërkimore.

Projekti e zhvilloi aktivitetin me një ekip ndërdisiplinor që përfaqësonin disa departamente të Fakultetit të Ekonomisë, Departamenti i Kontabilitetit, Departamenti i Menaxhimit dhe Departamenti i Ekonomiksit si dhe nje përfaqësuese nga Departamenti i Shkencave Politike, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT. Së bashku me Fakultetin e Ekonomise, anëtarët të konsorciumit janë institucione prestigjioze nga vende të ndryshme Europiane si: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Università di Modena e Reggio Emilia, RWTH Aachen University, Cergy, University, Paris, Mathematical Institute of the Serbian Academy of Sciences and Arts, Università di Messina, Institut de Ciencies del Mar, CSIC, Barcelona, Max PlanckGesellschaft.

Në muajin Mars 2024 u zhvillua takimi me përfaqësues të Komisionit Evropian, të cilët vlerësuan  rezultatet e projektit në përfundim të tij. Sipas vlerësuesve projekti LeTSGEPs ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme me ndikim të rëndësishëm e të menjëhershëm. Projekti ka patur performancë shumë të mirë duke shfaqur një qasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike të Planeve të Barazisë Gjinore dhe duke ofruar një mori materialesh mbështetëse, me të cilat janë zhvilluar trajnime për anëtarët e projektit, por përmes tyre janë zhvilluar  trajnime edhe brenda institucioneve kërkimore me pjesëmarrje të konsiderueshme si nga personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ dhe të studentëve.

Fokusi i këtij projekti ka qenë në integrimin e Planeve të Barazisë Gjinore me Buxhetimin Gjinor. Ky ka qenë një aspekt kyç inovativ që i ka dhënë projektit vlerën e tij të shtuar dhe pozicionin unik midis palëve të interesuara dhe projekteve të tjera simotra.

Projekti i ka arritur plotësisht objektivat dhe synimet e tij për periudhën dhe të gjitha përfundimet e publikuara në kohë janë të një cilësie shumë të mirë. Planet e Barazise Gjinore dhe paketat e punës mbështetëse dhe përfundimet e publikuara kanë kontribuar ndjeshëm në arritjen e objektivave të LeTSGEPs dhe kanë nxitur ndryshime të qëndrueshme institucionale. Ndër rezultatet më domethënëse  janë hartimi dhe publikimi i Planeve të Barazisë Gjinore, Manuali për Plane të Barazisë Gjinore të qëndrueshme, Raporti për tejkalimin e rezistencës, Përmbledhjet e Politikave dhe rekomandimet. Manuali për Plane të Barazisë Gjinore të qëndrueshme është ndër rezultatet kryesore të projektit dhe është i një cilësie shumë të lartë.

Kuadri i monitorimit dhe vlerësimit të projektit ka luajtur një rol kyç në vlerësimin e efektivitetit dhe përshtatshmërisë së Planeve te Barazise Gjinore.Projekti është monitoruar nga  RWTH, AACHEN University hap pas hapi dhe ka qenë një qasje praktike, gjithëpërfshirëse.

Aktivitetet kanë kontribuar dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe përmirësimin e perspektivës së tyre të karrierës, përmirësimin e ekuilibrit gjinor në organet vendimmarrëse si dhe në forcimin i dimensionit gjinor në përmbajtjen e kërkimit.

Për rezultatet e projektit, klikoni linkun si më poshtë: LeTSGEPs – Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research performing organisations

Klikoni për më tepër:

Kordinator i projektit:

Prof. Asoc. Dr. Etleva Bajrami

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Projekti “Sustainable Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation (GreenWB)” synon të mbështesë edukimin e të rinjve në institucionet e arsimit të lartë që janë pjesë e projektit, duke i pajisur me njohuritë e nevojshme për tregun e punës në një shoqëri neutrale ndaj klimës. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadrin e programit Erasmus+. Projekti zbatohet në përputhje me objektivat e BE-së dhe të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor  2050  për një të ardhme të neutralitetit klimatik dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Projekti, i cili do të drejtohet nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, do të zbatohet në partneritet me universitete të Ballkanit Perëndimor, universitete në vendet e zhvilluara të BE si dhe në bashkëpunim me partnerë jo akademik.

Partnerë akademik në projekt janë:

  • Universiteti i Tiranës
  • Universiteti Epoka
  • Universiteti Europian i Tiranës
  • Universiteti Haxhi Zeka, Pejë
  • Universiteti Kadri Zeka, Gjilan
  • Universiteti FH Joanneum Gesellschaft mbH, Graz, Austri
  • Universiteti Vassa, Finlandë
  • Universiteti SS.Cyril and Methodius, Maqedoni e Veriut

Partnerët jo-akademikë në Shqipëri dhe Kosovë janë:

  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Objektivi kryesor i projektit është të mbështesë inovacionin e gjelbër dhe aftësitë sipërmarrëse të studentëve në arsimin e lartë, duke zhvilluar kapacitetet sipërmarrëse dhe inovative të Universiteteve përmes ‘Living Labs’, si dhe duke rritur bashkëpunimin e tyre me bizneset, duke u dhënë atyre rolin qendror në ekosistemin rajonal të inovacionit.

 

1. Like/follow the project's social media pages
 
2. Invite your team and colleagues to like/follow the project's social media pages
 
3. Like the project's posts on a regular basis 
 
4. Record your dissemination activities about the project through your sites using the below link
 

Klikoni për më tepër: 

Koordinator i projektit
Prof. Asoc. Dr. Elona Pojani 
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror ndikohen ndjeshëm nga ndryshimet klimatike. Është e rëndësishme që sistemi i arsimit të lartë të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve dhe njohurive ndërdisiplinore për një shoqëri të qëndrueshme dhe të fortë, në gjendje të ndërtojë më mirë ekonominë tonë të rrezikuar. Investitorët, siguruesit, bizneset, qytetet dhe qytetarët në të gjithë BE-në dhe Ballkan duhet të kenë akses në të dhëna dhe të zhvillojnë instrumente për të integruar ndryshimet klimatike në praktikat e tyre të menaxhimit të risqeve. Ky projekt  realizohet nëpërputhje për objektivat dhe aktivitetet e fushës së veprimit Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e lartë (CBHE) - Strand II. Qëllimi më i gjerë dhe objektivat specifike të projektit janë në përputhje me prioritetin e "Marrëveshjes së Gjelbër" të BE-së, si një projekt që mbështet veprimin brenda sistemeve të arsimit të lartë për krijimin e komuniteteve të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Klikoni për më tepër: 

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE

Prof. Asoc. Dr. Perseta Grabova
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Projekti është një Jean Monnet Module i financuar nga Komisioni Evropian brenda programit Erasmus+ .

Ky projekt synon zhvillimin e dy moduleve Jean Monnet, në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës (FEUT), përkatësisht Menaxhimin e Riskut nga Katastrofat dhe Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike. Të dyja lëndët do të zhvillohen në kontekstin e integrimit në Bashkimin Evropian. Aktivitetet mësimore janë produkti kryesor i projektit, me synimin e përfshirjes së një këndvështrimi të BE-së në lëndët ekzistuese "Menaxhimi Risku nga Katastrofat" dhe "Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike", me qëllim të promovimit të çështjeve të lidhura me Integrimin e çështjeve të lidhura me Bashkimin Evropian në përmbajtjen aktuale të këtyre lëndëve. Të dy modulet do të zhvillohen për studentët e Masterit të Shkencave në Menaxhimin Risku pranë Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Klikoni për më tepër:

Koordinator i projektit për UT dhe personi i kontaktit në FE

Prof. Asoc. Dr. Etleva Bajrami
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i projektit

Projekti është një Jean Monnet Module i financuar nga Komisioni Evropian brenda programit Erasmus+ .

Ky projekt është hartuar në kuadër të objektivave të programit Jean Monnet, për të financuar dhe mbështetur aktivitetet e lidhura me zhvillimin dhe promovimin e lëndëve të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me fushën e integrimit evropian.

Duke adresuar njohurinë mbi praktikat dhe përvojat e BE-së në tre fusha të ndërlidhura (klima, energjia dhe tatimet), ky projekt synon të kontribuojë në integrimin e studimeve të BE-së në kurrikulat e vendeve të treta që nuk janë drejtpërdrejtë të lidhura me studimet e BE-së. Produkti kryesor i këtij projekti përfshin zhvillimin e 3 moduleve Jean Monnet, në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës (FEUT).

Klikoni për më tepër: 

Sottocategorie

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.