Në datat 20-23 korrik 2026, 11 studentë të Programit të Studimit Bachelor në "Informatikë Ekonomike" dhe 3 pedagogë të Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, morën pjesë në GeoJo Summer School, organizuar nga NOVA IMS, NOVA University, në Lisbonë, Portugali, në kuadër të projektit evropian GEOJO – Geojournalism in Higher Education, financuar nga Programi Erasmus+.
Aktiviteti mblodhi studentë dhe pedagogë nga universitetet partnere në Portugali, Greqi, Kosovë dhe Shqipëri, duke krijuar një hapësirë ndërdisiplinore ku shkenca, të dhënat, komunikimi dhe edukimi u ndërthurën për të adresuar sfidat mjedisore dhe ndryshimet klimatike.
Gjatë programit, përmes statistikës, informatikës, gazetarisë së të dhënave dhe storytelling-ut, studentët u angazhuan në analizën dhe interpretimin e të dhënave mjedisore, identifikimin e modeleve, përdorimin e të dhënave gjeohapësinore dhe hartave, si dhe në krijimin e vizualizimeve dhe narrativave të qarta e me ndikim.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar u ofroi studentëve të programit "Informatikë Ekonomike" mundësinë për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre digjitale, analitike dhe komunikuese, duke i përgatitur për të përdorur të dhënat në mënyrë krijuese dhe efektive për të kuptuar dhe komunikuar sfidat globale.
Lisbonë, Portugali | 20-23 korrik 2026
GEOJO – Geojournalism in Higher Education
Erasmus+ Programme