Titulli akademik i studimitDiplomë Master Shkencor në Manaxhim Risku
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Anglisht, Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në Menaxhim Risku (MSHMRI) 

Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë:

1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë

Do të pranohen:

1.Të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në FEUT që kanë të paktën një diplomë bachelor në degën Financë - Kontabilitet.

2.Të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në FEUT që kanë të paktën një diplomë bachelor në degën Administrim Biznes.

3.Të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në degën Ekonomiks të Fakultetit të Ekonomisë, UT.

2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë

Të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në Financë - Kontabilitet dhe Administrim Biznesi në fakultete të ekonomisë (publike/ jopublike -vendase/ të huaja) mund të pranohen pasi të jetë lejuar njohja e diplomave të tyre sipas rregullave përkatëse.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Masteri Shkencor në Manaxhim Risku targeton nevojat e reja të tregut dhe synon të ndërthurë njohuritë në fushën e manaxhimit të riskut në tre drejtime kryesore: manaxhimi i riskut të ndërmarrjes, manaxhimi i riskut financiar dhe manaxhimi i riksut të katastrofave. Masteri zhvillohet si bashkëpunim i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe universiteteve partnere të Projektit K-Force i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky program ofron një sistem të gjerë të njohurive në financë dhe veçanërisht në fushën e manaxhimit të riskut, me objektivin kryesor të formimit të specialistëve të aftë për të ushtruar profesionin e analistit të riskut në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kurrikula e programit përgatit studentin me të gjitha aftësitë e nevojshme si një analist i riskut me një nivel të lartë të njohurive shkencore teorike dhe njohurive praktike, si dhe njohuri të thella në analizat sasiore.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Përfundimi me sukses i këtij programi studimi, u mundëson studentëve ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Ky program do të ofrojë një sistem të gjerë njohurish në financë dhe specifikisht në fushën e manaxhimit të riskut, me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të analistit të riskut në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kurrikula e programit e përgatit studentin me të gjitha aftësitë e nevojshme si analist risku me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, si dhe orfron njohuri të thelluara në drejtim të analizave sasiore. Një diplomë e tillë do t’iu mundësojë studentëve të diplomuar në këtë program studimi punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, institucione financiare, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj, si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit të riskut.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Bazat e Vlerësimit të Riskut dhe Vendimmarrja 6 60 I
2 Manaxhimi i Riskut të Ndërmarrjes 6 60 I
3 Ekonometri 6 60 I
4 Parashikimi dhe Vlerësimi Financiar 6 60 I
5 Metoda Kërkimi 6 60 I
6 Manaxhimi i Riskut të Katastrofave 6 60 II
7 Probabiliteti në Manaxhimin e Riskut 6 60 II
8 Manaxhimi i Riskut dhe Sigurimet 6 60 II
9 Ekonomiks Zhvillimi  6 60 II
10 Manaxhimi i Riskut në Banka 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600  
Viti i Dytë
1 Auditim me Bazë Risku 6 60 I
2 Modelimi i Riskut në Praktikë 6 60 I
Lëndë me Zgjedhje (stud. zgjedh  3 lëndë)

3

 Manaxhimi i Riskut në Sistemet e Informacionit 6 60 I
 Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike 6 60 I
 Tregjet e Energjisë 6 60 I
 Logjistikë dhe Manaxhim Operacionesh 6 60 I
 Vlerësimi Pasurive të Paluajtshme 6 60 I
 Siguria dhe Shëndeti në Punë 6 60 I
4 Praktika 12 240 II
5 Mikroteza 18 70 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 610  
Total Viti I+II 120 1210  
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.