PROGRAMI ERASMUS+

Dëshironi që jeta juaj stduentore të jetë sa më e pasur dhe një eksperiencë e paharrueshme? Ju pëlqejnë kulturat e ndryshme dhe kërkoni një përvojë ndërkombëtare? Bëhu pjesë e “Gjeneratës ERASMUS” duke përfituar nga bursat e shumta të studimit që ofrohen nga BE për studentët e Universitetit të Tiranës.

Çfarë është Programi ERASMUS+ ?

Programi Erasmus+, Credit Mobility KA 107 është program i Bashkimit Europian, në kuadër të të cilit studentët e Universitetit të Tiranës kanë mundësinë që të përfitojnë bursa për të kryer shkëmbime në universitetet më të mira europiane. Objektivi kryesor i këtij Programi është të ofrojë mbështetje për studentët në aftësimin dhe përmirësimin e kompetencave të tyre, përfshirë aftësitë e gjuhës së huaj, duke synuar në rritjen e mundësive të tyre për punësim në të ardhmen.

Avantazhet e Programit Erasmus+:

Nxitja e mobilitetit të studentëve për t’u kualifikuar jashtë vendit;
Përmirësimi i aftësive të gjuhës së huaj të studentëve;
Mundësia për shkëmbim të eksperiencave me studentë ndërkombëtarë;
Mundësia për njohjen e kulturës së një vendi tjetër;
Mbështetja për njerëzit me nevoja të veçanta, për ata nga shtresat e disavantazhuara dhe me mundësi të pakta.

Kushtet që duhen plotësuar për të aplikuar:

Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi të nivelit Bachelor ose Master në Universitetin e Tiranës;
Programi i studimit i ndjekur në UT duhet të jetë i njëjti me atë për të cilin po aplikohet për të kryer shkëmbimin;
Studentët duhet të plotësojnë kriteret për njohuritë e gjuhës së huaj siç specifikohet në thirrjen për aplikime.

Kohëzgjatja e shkëmbimit:

Kohëzgjatja e shkëmbimit varion nga 1 semestër deri në 1 vit akademik.

Programi Erasmus+ mbulon:

Kostot e udhëtimit, sipas përcaktimeve të guidës së tij;
Një pagesë mujore që fillon nga 750 Euro në varësi të përcaktimeve të guidës së tij;
Për më shumë informacion mund të vizitoni adresën e internetit http://www.erasmusplus.al, adresën zyrtare të Komisionit Europian për Programin Erasmus+ http://bit.ly/29I5OdQ si dhe ju ftojmë të kontaktoni Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në Fakultetin e Ekonomisë në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Qendrën e Karrierës së Fakultetit të Ekonomisë në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.