Zyra e Informacionit
Adresa: Godina B Kati I
Orari: e Hënë –e Premte 7:30 – 19:00
Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Shërbimet e ofruara:
Informacion i përgjithshëm për orjentimin e studentëve – pika e parë e kontaktit;
- Shpërndarje e kuponit të arkëtimit për shërbimet e mëposhtëme;
- Vërtetim studenti;
- Listë notash e pjesshme;
- Listë notash e plotë;
- Program studimi 1 lëndë;
- Program lëndësh në Shqip;
- Program lëndësh në Anglisht;
- Karton diplome;
Sekretaria Mësimore
Adresa: Godina B Kati I
Orari: e Hënë –e Premte 8:00 – 16:00
Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Shërbimet e ofruara:
- Informacion i përgjithshëm mbi programet e studimit/lëndët përkatëse;
- Regjistrimi i studentëve në sistemin informatik, i rëndësishëm për regjistrimin në provime;
- Hartimi dhe plotësim i dokumentacionit që kërkohet nga studentët pranë zyrës së informacionit.
Biblioteka
Adresa: Godina A Kati III
Orari: e Hënë –e Premte 8:00 – 19:00
e Hënë –e Dielë 8:00 - 22:00 gjatë sezonit të provimeve
Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Shërbimet e ofruara:
- Huazim i librave/teksteve. Studentët mund të regjistrohen duke paraqitur një vërtetim studenti, fotokopje të kartës së identitetit dhe një foto;
- Sallë studimi;
- Hapësirë për kryerjen e detyrave apo projekteve në grup.
Qendra e Karrierës
Adresa: Godina B Kati I
Orari: e Hënë –e Premte 8:00 – 16:00
Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Shërbimet e ofruara:
- Workshope të përjavshme mbi tematika si: “Ndërtimi i një CV-je” “Një intervistë e suksesshme” etj;
- Informacion në lidhje me mobilitetet dhe bursat e studimeve jashtë vendit, si edhe ndihmë përgjatë gjithë procesit të aplikimit;
- Organizim i: Shkolla Verore/Dimërore, Takime të hapura, Leksione të hapura, Kampionati i Debatit, Panairi i Karrierës, Bussines Trip, Bussines Speed Dating, etj..
Zyra e Shërbimeve & IT
Adresa: Godina A Kati II (përballë A204)
Orari: e Hënë –e Premte 8:00 – 16:00
Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Shërbimet e ofruara:
- Informacion, mbledhje dokumentacioni dhe shqyrtim i dosjeve të studentëve që janë klasifikuar më status të veçantë dhe si të tillë, nuk e paguajnë apo fitojnë të drejtën për të paguar tarifën 50% të vlerës së tarifës vjetore të shkollimit në bazë të VKM-ve që publikohen në fillim të çdo Viti Akademik;
- Informacion, mbledhje dokumentacioni dhe shqyrtim i dosjeve, bashkë me Komisionin e shqyrtimit të bursave që përcaktohet çdo vit"Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve në institucionet arsimore publike" për vitin e dytë dhe të tretë;
- Tërheqje dokumentacioni dhe ç’regjistrim i studentëve;
- Mbledhje e faturave të arkëtuara të tarifave të shkollimit.