Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti
Biografia: Prof. Assoc. Dr. Bernard Dosti u diplomua në Universitetin e Tiranës në Ekonomiks në vitin 2005.
Ai përfundoi me sukses Masterin në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Bamberg, Gjermani. Nga viti 2005 e në vazhdim Prof. Assoc. Dr. Dosti është lektor me kohë të plotë në departamentin e Ekonomiksit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Ai jep lëndë të ndryshme kryesisht në fushën e financave publike dhe ekonomiksit të Integrimit Evropian etj. Në vitin 2011 B. Dosti mbrojti Doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Ai ka qenë i angazhuar në rolin e drejtuesit dhe ekspertit në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prof. Dosti ka marrë pjesë gjithashtu në një sërë aktivitetesh akademike kombëtare dhe ndërkombëtarë në fushën e financave publike, pensioneve, korrupsionit dhe integrimit Evropian.
Fusha e kërkimit: Financat Publike, Ekonomiksi i Integrimit Evropian
Lëndët: Ekonomiks i Integrimit, Ekonomik Europian Financat Publike