| Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Kontabilitet dhe Auditim |
|---|---|
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
|
Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në Kontabilitet e Auditim (MSHKA) Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë: | |
|---|---|
|
1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë |
Sipas kjësaj preference: 1.Bachelor një Financë, Fakulteti Ekonomisë UT 2.Bachelor në degën Administrim Biznes te Fakulteti Ekonomise UT |
|
2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë |
Do të pranohen diplomat Bachelor të fakulteteve të tjera ekonomike të shkollave publike e jo publike, vendase e të huaja pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit dhe sipas të njëjtës preferencë të paraqitur me sipër. |
Studentët duhet të zotërojnë të paktën në nivelin B1, ( të vërtetuar me dokumentin përkatës) një nga gjuhët e huaja të vendeve të Bashkimit Europian ( anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studime e ciklit të parë Bachelor dhe preferencave të mësipërme.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Në përfundim të programit të studimit:
Të diplomuarit do të jenë të aftë të kuptojnë, përpunojnë, analizojnë informacionin kontabël dhe financiar, si dhe të marrin vendime që mundësojnë arritjen e zgjidhjeve të suksesëshme të biznesit.
Të diplomuarit do të jenë të aftë të njohin, kuptojnë dhe zbatojne standartet kombëtare e ndërkombëtare të kontabilitetit, standartet ndërkombetare të auditimit dhe standartet ndërkombëtare të dhënies së sigurise, si dhe të organizojnë dhe drejtojnë sistemet e auditimit te brendshëm e të jashtëm.
Të diplomuarit do të jenë të aftë të ofrojnë këshillim dhe asistencë në fushën e kontabilitetit, të auditimit dhe të shërbimeve të sigurisë, manaxhimit të riskut, legjislacionit tatimor etj.
Të diplomuarit do të jenë të aftë të punojnë në fushat e sipërpërmendura në mënyrë individuale ose/dhe në grup, të bashkëpunojnë në mënyrë etike dhe profesionale me mjedisin e jashtëm.
Të diplomuarit do të jenë njohur dhe familjarizuar me praktikat dhe sistemet aktuale të kontabilitetit, auditimit, që zbatojnë kompanitë në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në tregun e punës.
Të diplomuarit do të mund të tregojnë aftësi për të kuptuar dhe aplikuar standartet e etikës ndaj problemeve te ndryshme, ne mjedisin konkurrues te biznesit.
Të diplomuarit do te mund të zhvillojnë aftesite e tyre mbi planifikimin analitik, e manaxhimin e projekteve konkrete.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
| Nota | Pikët |
|---|---|
| 4 | deri në 50 pikë |
| 5 | 51-57 |
| 6 | 58-65 |
| 7 | 66-73 |
| 8 | 74-81 |
| 9 | 82-89 |
| 10 | 90-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Programet e lëndëve në këtë nivel ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Synohet pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesëshme profesionale dhe akademike nga njera anë dhe nga ana tjetër aftësitë për përshtatjen e tyre në praktikë.
Në fokusin e tij të plotë ky program studimi vendos e gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të nxitur tek studenti mendimin kritik dhe krijues si dhe për t’i përgatitur për përballjen me çështje bashkëkohore e kyçe në fushën e kontabilitetit dhe auditimit nëpërmjet një modeli mësimdhënjeje të mbështetur fort në praktika shkencore dhe hulumtuese në kontabilitet dhe auditim.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Figura profesionale bazë që formohet nëpërmjet këtij programi është ajo e specialistit kontabël dhe e audituesit, te cilet jane në gjendje të punësohen si drejtues kontabiliteti i firmave të mëdha e të mesme, si auditues i brendshëm, si analist i pasqyrave financiare, si specialist i ndërtimit të sistemeve të kontabiltetit, etj. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të kontabilistit të miratuar, ekspertit kontabël të autorizuar, apo të këshilltarit fiskal. Sistemi i nohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të tretë (doktoraturës).
Programi i këtij kursi përmbyll ciklin e studimeve të nivelit të dytë sipas Kartës së Bolonjës.
Detajet e programit të studimit
| Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
|---|---|---|---|---|
| Viti i Parë | ||||
| 1 | Tregjet dhe Institucionet Financiare | 6 | 60 | I |
| 2 | Organizimi i Sistemit të Kontrollit Kontabël | 6 | 60 | I |
| 3 | Drejtimi Financiar i Avancuar | 6 | 60 | I |
| 4 | Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe Standartet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) | 6 | 60 | I |
| 5 | E Drejtë Biznesi | 6 | 60 | I |
| 6 | Legjilacion dhe Administrim Tatimor e Tregtar | 6 | 60 | II |
| 7 | Kontabiliteti Financiar i Avancuar | 7 | 75 | II |
| 8 | Kontabiliteti Publik dhe i OJF-ve | 6 | 60 | II |
| 9 | Metodologjia e Kërkimit dhe Metodat Sasiore në Kontabilitet | 6 | 60 | II |
| Lëndë me zgjedhje (zgjidhet 1 në tre lende) | ||||
| 10 | Kontabilitet i Sigurimeve dhe i Bankave/Kontabilitet Ligjor | 5 | 60 | II |
| Qeverisje e Korporatave | 5 | 60 | II | |
| Manaxhim Risku | 5 | 60 | II | |
| Gjithsej Viti i Parë | 60 | 615 | ||
| Viti i Dytë | ||||
| 1 | Kontabilitet Drejtimi i Avancuar | 7 | 75 | I |
| 2 | Auditimi dhe Standartet Ndërkombëtare të Auditimit | 6 | 60 | I |
| 3 | Analiza e Pasqyrave Financiare | 6 | 60 | I |
| 4 | Shërbimet e Konsulencës, të Dhënies së Sigurisë dhe të Tjera Profesionale | 6 | 60 | I |
| Lëndë me zgjedhje (zgjidhet 1 në tre lëndë) | ||||
| 5 | Etike Profesionale | 5 | 60 | I |
| FinancaT Publike | ||||
| Modelimi i Spreadsheet ne Kontabilitet | ||||
| 6 | Praktika | 12 | 240 | II |
| 7 | Mikroteza | 18 | 90 | II |
| Gjithsej Viti i Dytë | 60 | 645 | ||
| Total Viti I+II | 120 | 1260 | ||