Biografia: Dorina Kripa lindi në 7 Shtator 1977 në Tiranë. U diplomua në degën Financë-Kontabilitet, profili Bankë, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1999. Në vitin 2002 mori gradën Master Shkencor në Financë, kurse në vitin 2006 mori gradën Doktor i Shkencave, pranë FEUT. Dorina Kripa mban titullin Profesore e Asociuar që prej vitit 2011. Që prej vitit 1999, ajo është pjesë e Departamentit të Financës dhe Lektore e lëndëve: “Investime”, “Drejtim i Pasurive të Paluajtshme”, Teoria moderne e investimeve”, “Këshillim dhe vendimmarrje financiare”.
Dorina Kripa ka publikuar shumë artikuj. Është autore e një monografie “Huaja hipotekore dhe Pasuritë e Paluajtshme” dhe autore e një cikli leksionesh “Drejtimi i Pasurive të Paluajtshme”. Është bashkëautore e teksteve “Investime” dhe “Investime, Raste studimi dhe ushtrime”.
Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka organizuar aktivitete shkencore në universitet. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme. Që prej vitit 2010, Dorina Kripa është eksperte e jashtme pranë Agjensia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë.
Fusha e kërkimit: Tregje dhe ndërmjetës financiarë, Investime, Pasuri të paluajtshme
Lëndët: Investime, Drejtim i Pasurive të Paluajtshme, Teoria Moderne e Investimeve, Këshillimi dhe Vendimmarrja Financiare