Fakulteti i Ekonomisë pati kënaqësinë të mirëpriste në datat 3 deri 7 Maj 2026, Prof. Jose Carlos Sá, profesor në School of Engineering, Polytechnic of Porto (Portugal) dhe Koordinator i programeve Postgraduate në Lean Six Sigma, si edhe researcher pranë LAETA – Associated Laboratory for Energy, Transports and Aeronautics (INEGI), me një kontribut gjerësisht në fushat e menaxhimit të cilësisë, sustainability, safety dhe Lean Six Sigma.
Gjatë leksioneve të hapura me studentët e programeve të studimit, Master Shkencor në Kontabilitet dhe auditim u trajtuan tema bashkëkohore të lidhura me Lean Management, sustainability, operational excellence dhe World Class Manufacturing, duke i integruar ato me perspektivën e kontabilitetit, kontrollit dhe raportimit financiar.
Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe misionit të FEUT- së për ndërkombëtarizimin.