Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga programi Master i Shkencave në Financë dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Financës), duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale dhe akademike

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert finance me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj. si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit financiar. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të konsulentit financiar dhe fiskal. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Tregjet dhe Institucionet Financiare 6 60 I
2 Financat Publike 6 60 I
3 Metodat e Kërkimit Shkencor në Financë 6 60 I
4 Ekonometri në Financë 6 60 I
5 Teoria Moderne e Investimeve 6 60 I
6 Drejtimi Financiar i Avancuar 6 60 II
7 Analiza e Pasqyrave Financiare 6 60 II
8 Kontabilitet Financiar i Avancuar 6 60 II
9 Menaxhimi Strategjik i Avancuar 6 60 II
10 Drejtim Financiar Ndërkombëtar 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600  
Viti i Dytë
1 Drejtim Portofoli 6 75 I
2 Drejtim Risku 6 60 I
3 Lëndë me zgjedhje (studenti zgjedh 3 lëndë) 18 180 I
  Drejtim Bankar 6 60  
Drejtim Fiskal 6 60  
Teoria e Sigurimeve 6 60  
Drejtim i Pasurive të Paluajtshme 6 60  
DF i Organizatave Publike 6 60  
Auditim 6 60  
4 Praktika 6 100 II
5 Projekti kërkimor dhe teza 30 150 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 625  
Total Viti I+II 120 1225