Click here for English version
| Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi |
|---|---|
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
|
Kriteret e pranimit të studentëve në programin e studimit, Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi (MSHSIE) dhe në Master i Shkencave në Siguria e Informacionit (MSHSI) Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në Programin e studimit të ciklit të dytë: | |
|---|---|
| 1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë | Bachelor në Informatikë Ekonomike |
| 2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë |
1.Bachelor në Informatikë, Teknologji Informacioni, të FSHN, UT 2.Bachelor në Inxhinieri Informatike të UPT 3.Të gjitha diplomat Bachelor të fakulteteve të tjera publike ose jo publike,vendase e të huaja pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit dhe që përkojnë me formimet e mësipërme ose të ngjashme me to. |
| 3. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë |
Të gjitha diplomat Bachelor në Ekonomiks, Administrim Biznes dhe Financë, të Fakultetit të Ekonomise UT. Bachelor në Inxhinieri Elektronike dhe Inxhinieri Telekomunikacioni të UPT. |
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Programi i studimit ka për qëllim të formojë profesionistë në fushën e sistemeve të informacionit, të aftë të integrojnë zgjidhjet që ofron teknologjia e informacionit me ato të proceseve të biznesit për të plotësuar nevojat për informacion të biznesit dhe të ndërmarrjeve të tjera, duke u mundësuar atyre arritjen e objektivave të tyre në një mënyrë efektive dhe efiçiente.
Objektivat e programit të studimit:
-
Të diplomuarit do të jenë të aftë të planifikojnë, drejtojnë, organizojnë dhe marrin pjesë në grupe pune dhe projekte në grup që mundësojnë arritjen e zgjidhjeve të suksesshme të sistemeve të informacionit brenda organizatës;
-
Të diplomuarit do të mund të fitojnë aftësitë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me persona në role të ndryshme të sistemeve të informacionit si përdorues, menaxherë, zhvillues, analistë dhe administratorë rrjeti/baze të dhënash;
-
Të diplomuarit do të fitojnë mundësinë për të kuptuar funksionet dhe aplikimet e kompjuterave në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe të aplikojnë këtë kuptueshmëri brenda organizatës dhe strukturave dhe proceseve të biznesit;
-
Të diplomuarit do të mund të arrijnë të zgjidhin probleme ekonomike duke identifikuar, analizuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje bazuar në sistemet e informacionit;
-
Të diplomuarit do të fitojnë aftësinë për të mirëmbajtur njohuritë aktuale të metodologjive dhe teknologjive të sistemeve të reja të informacionit për të adresuar nevojat kritike të biznesit në lidhje me kërkesat, qëllimet strategjike dhe veprimet e përditshme;
-
Të diplomuarit do të mund të tregojnë aftësinë për të kuptuar dhe aplikuar konsiderata etike ndaj problemeve të ndryshme në mjedisin e sistemeve të informacionit;
-
Të diplomuarit do të mund të zhvillojnë aftësitë mbi planifikimin analitik, strategjik e kërkimor dhe menaxhimin e projekteve.
Veprimtaritë formuese:
-
Lëndë të formimit të përgjithshëm: Metoda Kërkimi, Kërkime Operacionale.
-
Lëndë të formimit karakterizues: Programim i Avancuar në Web, E-Tregëtia / E – Biznes, Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave, Analizë e Serive Kohore, Inxhinjeri Softuerësh, Modelim në Biznes, Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit, Inteligjencë Artificiale.
-
Lëndë integruese: Seminar Special në Ekonomi, Aplikime Mobile.
-
Lëndë me zgjedhje: Menaxhimi i Njohurive, Sistemet e Shpërndara, Sisteme Informacioni në Kontabilitet, E-Marketing, Menaxhimi i Projekteve TI, Analiza e të Dhënave, Kontrolli i Cilësisë Statistikore, Teoria e Lojrave, Metoda Simulimi në Biznes, Kontabilitet Kosto, Drejtimi, Tregje dhe Institucione Financiare, Siguria e Sistemeve të Informacionit, Kriptografia, Datamining, Procesimi i Imazheve, GIS.
-
Praktika.
-
Projekti kërkimor dhe teza.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
| Nota | Pikët |
|---|---|
| 4 | deri në 50 pikë |
| 5 | 51-57 |
| 6 | 58-65 |
| 7 | 66-73 |
| 8 | 74-81 |
| 9 | 82-89 |
| 10 | 90-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të tretë (Doktoraturë në fushën e Sistemeve të Informacionit, në fushat e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, etj).
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i sistemeve të informacionit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo jo publike), organizata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturës).
| Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
|---|---|---|---|---|
| Viti i Parë | ||||
| 1 | Programim i Avancuar në Web | 6 | 60 | I |
| 2 | E-tregtia / E-biznes | 7 | 75 | I |
| 3 | Sistemet e Bazave të të dhënave të Avancuara | 7 | 75 | I |
| 4 | Modelim në biznes | 6 | 60 | I |
| 5 | Analizë e Serive Kohore | 6 | 60 | I |
| 6 | Metoda Kërkimi | 7 | 75 | II |
| 7 | Seminar Special në Ekonomi | 6 | 60 | II |
| 8 | Kërkime Operacionale | 6 | 60 | II |
| 9 | Inxhineri softuerësh | 7 | 75 | II |
| 10 | Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit | 7 | 75 | II |
| Gjithsej Viti i Parë | 65 | 675 | ||
| Viti i Dytë | ||||
| 1 | Teknologjitë mobile | 7 | 75 | I |
| 2 | Inteligjencë Artificiale | 6 | 60 | I |
| Lëndë me zgjedhje (dy gjithsej nga tre grupet) | ||||
| 3 | Menaxhimi Njohurive | 6 | 60 | I |
| Sistemet e Shpërndarë | ||||
| Sisteme Informacioni në Kontabilitet | ||||
| E-marketing | ||||
| Menaxhimi i Projekteve të TI | ||||
| 4 | Analiza e të Dhënave | 6 | 60 | I |
| Kontroll i Cilësisë Statistikore | ||||
| Teoria e Lojërave | ||||
| Metoda Simulimi në Biznes | ||||
| Kontabilitet Kosto Drejtimi | ||||
| Tregje dhe Institucione Financiare | ||||
| 5 | Siguria e Sistemeve të Informacionit | 6 | 60 | I |
| Kriptografia | ||||
| Datamining | ||||
| Procesimi i imazheve | ||||
| GIS | ||||
| 6 | Praktika | 12 | 120 | II |
| 7 | Projekti Kërkimor dhe Teza | 18 | 180 | II |
| Gjithsej Viti i Dytë | 55 | 555 | ||
| Total Viti I+II | 120 | 1230 | ||