Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Kërkime Operacionale në Menaxhim |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degët Informatikë Ekonomike, Administrim Biznes, Financë Kontabilitet, Ekonomiks të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degët Matematikë, Informatikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatikë në fakultete të tjera (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Programi i studimit ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri nga teknikat e kërkimeve operacionale, duke përfshirë menaxhimin e përgjithshëm dhe kontekstin e marrjes së vendimit brenda të cilit përdoren këto teknika. Rëndësi e veçantë i kushtohet praktikave dhe metodologjive më të fundit, përdorimit të mjeteve kompjuterike për të asistuar në detyrat e menaxhimit dhe zgjidhjen e problemeve. Për më tepër, studentët do të zhvillojnë aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të tjerët për problemet me të cilat përballen menaxherët dhe propozimin e zgjidhjeve.
Objektivat e programit të studimit:
-
Të diplomuarit do të jenë të aftë të zgjedhin teknikat e përshtatshme të kërkimeve operacionale që përdoren në probleme të menaxhimit;
-
Të diplomuarit do të jenë të aftë të zhvillojnë një model të përshtatshëm matematikor ose të strukturuar dhe të kryejnë analizat e nevojshme të tij;
-
Të diplomuarit do të jenë të aftë të përgatisin raporte me cilësi të lartë;
-
Të diplomuarit do të jenë të aftë të analizojnë një varg problemesh duke përdorur mjetet kompjuterike;
-
Të diplomuarit do të jenë të aftë të kuptojnë si ndikojnë vendimet e tyre tek njerëzit në një organizatë.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 50 pikë |
5 | 51-57 |
6 | 58-65 |
7 | 66-73 |
8 | 74-81 |
9 | 82-89 |
10 | 90-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme.
Pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Financës).
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i kerkimeve operacionale me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (doktoraturës).
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Menaxhim i Avancuar | 6 | 60 | I |
2 | Menaxhimi i Burimeve dhe Operacioneve | 6 | 60 | I |
3 | Seminar Special në Ekonomi | 6 | 60 | I |
4 | Simulimi dhe Marrja e Vendimit | 6 | 60 | I |
5 | Kërkime Operacionale | 6 | 60 | I |
6 | Metoda Kërkimi | 6 | 60 | II |
7 | Statistika dhe Modelimi i të Dhënave | 6 | 60 | II |
8 | Çështje të Avancuara të Kërkimeve Operacionale | 6 | 60 | II |
9 | Inteligjenca e Biznesit | 6 | 60 | II |
10 | Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit | 6 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 60 | 600 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Sistemet e Informacionit të Menaxhimit | 5 | 60 | I |
2 | Modelimi në Biznes | 5 | 60 | I |
3 | Parashikimi dhe Analiza e Riskut | 5 | 60 | I |
Lëndë me Zgjedhje | ||||
5 | Teoria e Lojrave | 5 | 60 | I |
Teoria e Grafeve dhe Optimizime në Rrjeta | ||||
Analiza e të Dhënave | ||||
Aktuaristikë | ||||
Lëndë me Zgjedhje | ||||
5 | Menaxhimi i Cilësisë Totale | 5 | 60 | I |
Menaxhim Shpërblimi | ||||
Sistemet e Menaxhimit të Njohurive | ||||
6 | Praktika | 5 | 125 | II |
7 | Mikroteza | 30 | 175 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 60 | 600 | ||
Total Viti I+II | 120 | 1200 |