Titulli akademik i studimitDiplomë e Masterit Shkencor në Tekonologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip12
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vite
Forma e studimit Me kohë të plotë

1. LëndaSistemet e Informacionit në Kontabilitet” zhvillohet nga pedagog të Universitetit të Torino-s, në gjuhën angleze.

2. Diploma dhe tema për studentët që duan diplomë të dyfishtë zhvillohet në gjuhën angleze në prani të një komisioni të përbashkët.

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

1. Në Programin e Studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit kanë të drejtë të aplikojnë:

  • kandidatët që zotërojnë një diplomë të ciklit të parë (Bachelor) në Fakultetit të Ekonomisë, UT;
  • do të pranohen diplomat bachelor të degëve Informatikë,  Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, dhe degë të tjera të ngjashme në fakultete të tjera të IAL (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.
  • do të pranohen diplomat e ciklit të parë të degëve matematikë, fizikë, inxhinieri të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit dhe departamentit

2. Kriter pranimi në Programin e Studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. në nivelin B1. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Qëllimi i këtij programi studimi është të formojë profesionistë në fushën e sistemeve bashkëkohore të informacionit dhe menaxhimit të proceseve të biznesit, me fokus në analizën, zhvillimin dhe implementimin e tyre. Programi përfshin aspekte si analiza funksionale e biznesit, programimi i personalizuar i moduleve dhe procesi i implementimit. Ai u drejtohet studentëve që synojnë të fitojnë njohuri të specializuara në programimin dhe zbatimin e proceseve të biznesit, si dhe të konsolidojnë aftësitë e tyre organizative dhe menaxheriale. Bashkëpunimet me kompani si Deloitte Albania dhe institucionet publike rrisin vlerën praktike të programit, duke krijuar ura të rëndësishme midis akademisë dhe industrisë.

Objektivat e programit të studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit janë:

  • Të zhvillojë tek studentët aftësinë për të planifikuar, drejtuar, organizuar dhe marrë pjesë në grupe pune e projekte që mundësojnë arritjen e zgjidhjeve të suksesshme të biznesit dhe aplikimin e sistemeve të informacionit sipas nevojave të tyre.
  • Të zhvillojë tek studentët aftësitë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me persona në role të ndryshme të sistemeve të informacionit si: përdorues, menaxherë, zhvillues, analistë dhe administratorë rrjeti/baze të dhënash.
  • Studentët të kuptojnë funksionet dhe aplikimet e kompjuterave në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe të aplikojnë këtë kuptueshmëri brenda organizatës dhe strukturave e proceseve të biznesit.
  • Studentët të arrijnë të zgjidhin probleme ekonomike duke identifikuar, analizuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje, bazuar në sistemet e informacionit.
  • Të përditësojë dhe mirëmbajë tek studentët njohuritë mbi metodologjitë dhe teknologjitë e sistemeve të reja të informacionit, për të adresuar nevojat kritike të biznesit në lidhje me kërkesat, qëllimet strategjike dhe veprimet e përditshme.
  • Studentët të kuptojnë dhe aplikojnë konsiderata etike ndaj problemeve të ndryshme në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe proceseve të biznesit.
  • Studentët të zhvillojnë aftësitë mbi planifikimin analitik, strategjik e kërkimor dhe menaxhimin e projekteve.

Veprimtaritë formuese që karakterizojnë programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit, përbëhen nga kategoritë e mëposhtme:

  1. lëndë bazë në fushën e analizës dhe menaxhimit të projekteve dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit në biznes, më konkretisht në infrastrukturën e TI dhe sjelljen organizative në biznes (Sistemet e informacionit në Kontabilitet);
  2. lëndë karakterizuese që synojnë pajisjen e studentit me kompetencat e nevojshme për t’iu përgjigjur zhvillimeve bashkëkohore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit të njohurive mbi proceset e biznesit. Ato e aftësojnë studentin në njohjen dhe analizën e proceseve të biznesit, realizimin dhe menaxhimin e analizave të të dhënave financiare, si dhe integrimin dhe ndjekjen e performancës së këtyre sistemeve, etj. (Sistemet Bazave të të Dhënave të Avancuara, Infrastruktura TIK, Analiza e të Dhënave në Biznesi, Menaxhimi i projekteve TI, Inteligjence Artificiale dhe Machine Learning i Avancuar, Metoda Kërkimi, Integrimi i Sistemeve, Logjisitika dhe Shpërndarja, Sisteme e Informacionit të  Manaxhimit, Përpunimi i Gjuhës Natyrale për Biznesin);
  3. lëndë ndërdisiplinore dhe/ose integrue, se që synojnë formimin plotësues të studentit në fusha si analiza dhe projektimi i sistemeve të informacionit, zhvillimi i njohurive personale, njohja e politikave qeveritare në fushën e TI-së, auditimi, planifikimi dhe menaxhimi i projekteve të TI-së, si në kuadër të biznesit ashtu edhe në nivel shtetëror, etj. (Sjellje Organizative, Siguria e Informacionit, Lëndë me Zgjedhje);
  4. lëndë plotësuese me zgjedhje, të fokusuara në aftësitë për analizën e të dhënave dhe modeleve të biznesit, zbatimin e teknologjisë së informacionit, aspektet organizacionale e humane dhe menaxhimin e njohurive. Ato lidhen me praktikën, që synon aftësimin e studentëve në dizenjimin dhe implementimin konkret të modeleve të sistemeve të informacionit sipas specifikave të bizneseve. (Praktika);
  5. detyrime përmbyllëse, që lidhen me përgatitjen e tezës së diplomës (Projekti kërkimor dhe teza).

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të tretë (Doktoraturë në fushën e Sistemeve të Informacionit, në fushat e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, etj).

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studentët do të kenë një sërë mundësish në zhvillimin e karrierës së tyre si profesionistë në pozicione të tilla si:

  • Konsulentë të aftë të kuptojnë dhe drejtojnë ciklin e jetës së shërbimeve IT.
  • Analistë të aftë të aplikojnë metodologjitë standarde dhe praktikat më të mira për të optimizuar proceset e biznesit.
  • Administratorë dhe/ose Analistë të Bazave të të Dhënave.
  • Menaxhues të Sistemeve të Informacionit.
  • Menaxherë Projektesh.

Më konkretisht, funksionet në të cilat të diplomuarit në këtë Master mund të kryejnë në kompani të shërbimeve profesionale, janë si më poshtë:

  • Shërbime të vlerësimit të Rrezikut të Ndërmarrjeve: Auditues të Teknologjisë së Informacionit dhe Analist të Dhënash;
  • Programues të programeve të personalizuara ERP;
  • Analistë Biznesi sipas funksioneve të biznesit: Analist Financiar Biznesi, Analist të Operacioneve dhe të Proceseve të Biznesit.

Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë / Semestri i Parë
1 Sistemet e Informacionit në Kontabilitet 7 75 I
2 Sistemet e Bazave të të Dhënave të Avancuara 7 75 I
3 Infrastruktura TIK 6 60 I
4 Analiza e të Dhënave në Biznes 7 75 I
Gjithsej Viti i Parë / Semestri i Parë 27 285  
Viti i Parë / Semestri i Dytë
1 Menaxhimi i Projekteve TI 6 60 II
2 Sjellje Organizative 6 60 II
3 Inteligjenca Artificiale dhe Machine Learning i Avancuar 7 75 II
4 Metoda Kërkimi 7 75 II
Gjithsej Viti i Parë / Semestri i Dytë 26 270  
Gjithsej Viti I 53 555  
Viti i Dytë / Semestri i Parë
5 Integrimi i Sistemeve 7 75 I
  Logjistika dhe Shpërndarja 6 60 I
  Sistemet e Informacionit të Manaxhimit 7 75 I
  Përpunimi i Gjuhës Natyrale për Biznesin 7 75 I
Gjithsej Viti i Dytë / Semestri i Parë 27 285  
Viti i Dytë / Semestri i Dytë
  Siguria e Informacionit 6 60 II
6 Lëndë me Zgjedhje (Qeverisja e TI dhe Auditimi; Proceset Administrative dhe Fiskaliteti i Ndërmarjes; Marketing Digjital; E-Tregëtia/E-Biznes; Big Data) 6 60  II
  Praktika 12 120 II
7 Projekti kërkimor dhe teza 16 180 II
Gjithsej Viti i Dytë / Semestri i Dytë 40 420  
Gjithsej Viti i Dytë 67 705  
Total Viti I+II 120 1260  

Web link: https://feut.edu.al/programe-studimi/master/master-shkencor/342-teknologji-informacioni-dhe-menaxhimi-i-proceseve-te-biznesit

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.