Titulli akademik i studimitDiplomë Bachelor në Financë
Cikli i studimit Studime të ciklit të parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Anglisht, Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore”

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë është t’u japë studentëve njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, me qëllim formimin e specialistëve të aftë për të punuar në këto fusha, si specialistë finance dhe kontabiliteti të njësive të vogla e të mesme të sektorit privat dhe institucioneve publike. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon thellime në fusha të tilla si ato të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikroekonomisë dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj. Studentët e këtij niveli mbikëqyren nga pedagogë të dy departamenteve: Departamenti i Financës dhe Departamenti i Kontabilitetit.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

NotaPikët
4 deri në 40 pikë
5 41-50
6 51-60
7 61-70
8 71-80
9 81-90
10 91-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, Master i Shkencave, ose të një Masteri Profesional, duke rritur kështu mundësinë e karrierës së tyre profesionale.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studenti, i cili zotëron një diplomë Bachelor në Financë mund të punësohet në institucione të ndryshme në nivel qendror dhe lokal, kompani (publike ose private), organizata të ndryshme, si specialist finance dhe kontabiliteti në fushën përkatëse të studimit.

Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Hyrje në Ekonomi 7 75 I
2 Bazat e Marketingut 6 60 I
3 Manaxhim 6 60 I
Lëndë me zgjedhje 1
4 Shkrim Akademik 5 45 I
Sociologji
5 Gjuhë e huaj 1 4 60 I
6 Mikroekonomi 7 60 II
7 Matematikë në Financë 6 75 II
8 Komunikimi në Biznes 6 60 II
9 Bazat e Financës 7 60 II
10 Gjuhë e huaj 2 4 60 II
Gjithsej Viti i Parë 58 615  
Viti i Dytë
1 Makroekonomi 6 60 I
2 Hyrje në Modelim Financiar 7 75 I
3 Parimet Bazë të Kontabilitetit 7 60 I
4 Baza Statistike 6 60 I
Lëndë me zgjedhje 2
5 Kulturë Gjuhe 4 60 I
Gjuhë e huaj 3
6 Kontabilitet Financiar 6 60 II
7 Informatikë 7 75 II
8 Statistikë e Zbatuar 5 60 II
9 E drejtë biznesi 5 45 II
10 Investime 6 60 II
Gjithsej Viti i Dytë 59 615  
Viti i Tretë
1 Drejtim Financiar 7 90 I
2 Manaxhimi i Burimeve Njerëzore 5 60 I
3 Manaxhimi i Operacioneve 5 60 I
4 Kontabilitet Kosto 6 60 I
5 Paraja dhe Banka 6 60 I
6 Taksim Biznesi 6 60 II
7 Kontabilitet Drejtimi 6 60 II
8 Manaxhim Marketingu 5 60 II
Lëndë me zgjedhje 3
9 Financat Personale 4 60 II
Shërbime Financiare
Lëndë me zgjedhje 4
10 Sipërmarrja dhe Manaxhimi i Biznesit të vogël 4 60 II
Sistemet e Kompjuterizuara në Kontabilitet
11 Praktika 4 80 II
12 Diplomë 5 25 II
Gjithsej Viti i Tretë 63 735  
  Total Viti I+II+III 180 1965  
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.