Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Marketingut).


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert marketingu me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit marketing. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të konsulentit marketing. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturës).


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Metoda Kërkimi 6 60 I
2 Sjellja Konsumatore 6 60 I
3 Strategjia Marketing 6 60 I
4 Drejtimi i Kanaleve Marketing 6 60 I
5 Komunikimi Marketing  6 60 I
6 Menaxhimi i Shitjes 6 60 II
7 Kërkimi i Aplikuar i Tregut 6 60 II
8 Marketingu Sipërmarrës 5 60 II
9 Marketingu i Institucioneve 5 60 II
10 Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët 6 60 II
11 Marketingu Ndërkombëtar 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 64 660  
Viti i Dytë
1 Menaxhimi Strategjik i Markës 6 60 I
2 Lidershipi 5 60 I
3 Marketingu i Shërbimeve 5 60 I
4 Marketingu Social 5 60 I
Lëndë me zgjedhje
5 Sistemet e Informacionit 5 60 I
E Drejta Tregtare
E-marketing
6 Praktika 12 300 II
7 Mikroteza 18 90 II
Gjithsej Viti i Dytë 56 690  
Total Viti I+II 120 1350