Programi i studimit të Doktoratës synon:
- Të thellojë dhe të pasurojë njohuritë teorike dhe praktike të doktorantëve në fushën Statistikës në Ekonomi;
- T’u bëjë të njohur dhe t’u rekomandojë doktorantëve mjetet metodike kryesore që do t’u lejojnë atyre të kryejnë kërkime në fushën studimore dhe t’i aftësojë ata me metodat, teknologjitë dhe shprehitë e punës kërkimore-shkencore origjinale;
- T’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara kritike e të argumentuara në fushat hulumtuese përkatëse;
- Të nxisë kërkimet dhe studimet përqasëse me karakter aplikativ;
- Të formojë shkencëtarë të rinj për ndjekjen e një karriere të mëtejshme akademike;
- Të përgatisë doktorantët në analiza të statistikës në ekonomi në kontekste të larmishme;
- Të ofrojë njohuri të nivelit të lartë, që do të çojnë në një administrim më efiçient të metodave statistikore.