Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Ekonomiks |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të ciklit të parë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit | Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore” |
Pse të zgjidhni Bachelor në Ekonomiks?
Programi Bachelor në Ekonomiks është zgjedhja ideale për maturantët që janë të interesuar për çështje aktuale ekonomike dhe sfida socio-politike të kohës. Ky program siguron një formim të plotë në teorinë ekonomike dhe analizën sasiore, duke vendosur në qendër të tij politikat ekonomike si fushë kryesore studimi. Gjatë ciklit të studimeve, studentët zhvillojnë njohuri të avancuara në teknika analitike, statistikë aplikative dhe metoda sasiore, të cilat i aplikojnë në zgjidhjen e problemeve reale dhe komplekse të ekonomisë bashkëkohore.
Rrjeti i gjerë i Alumni-t, i shpërndarë në institucione të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit dhe numri i lartë i pedagogëve për student që departamenti ka, ofron mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe kontribuon në formimin e studentëve përmes mentorimit, leksioneve dhe trajnimeve.
Objektivat Kryesore të Programit
- Të pajisë studentët me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në ekonomi dhe metodat sasiore dhe cilësore të analizave ekonomike.
- Të rrisë njohuritë e studentëve në fusha specifike të ekonomisë si, mjedisi, Energjia, tregu i punës, zhvillimi urban, zhvillimi i qëndrueshëm, kohezioni social, financat publike, politikat monetare dhe fiskale, tregtia ndërkombëtare, etj të cilat janë thelbësore për zhvillimin e politikave ekonomike sektoriale.
- Të zhvillojë aftësitë analitike, kritike dhe vendimmarrëse në trajtimin e çështjeve ekonomike të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Të përgatisë studentët për vijimin e studimeve në ciklin e dytë (Master) dhe më tej në një sërë fushash socio-ekonomike, si dhe për të ndjekur karrierë në fushën e kërkimit shkencor, politikave publike, institucioneve financiare dhe organizatave ndërkombëtare.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 40 pikë |
5 | 41-50 |
6 | 51-60 |
7 | 61-70 |
8 | 71-80 |
9 | 81-90 |
10 | 91-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Njohuritë teorike dhe praktike të përfituara nga ky program së bashku me aftësitë analitike dhe kërkimore të zhvilluara gjatë studimeve, u krijojnë studentëve një bazë solide për vijimin e studimeve të avancuara në ciklin e dytë në një sërë fushash. Për më tepër përputhshmëria e programit të Bachelor në Ekonomiks me shumicën e programeve ndërkombëtare lehtëson vijimin e studimeve të mëtejshme apo integrimin edhe në tregun global të punës.
Gjithashtu, Departamenti i Ekonomikit ka një eksperiencë mjaft pozitive në përfshirjen e studentëve në projektet kombëtare dhe ndërkombëtare siç janë ato në kuadër të programeve Erasmus, Interreg, Cost, Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit, etj, si dhe synon të orientojë sa më shumë studentët drejt praktikave mësimore dhe punimeve të diplomave në bazë të nevojave të tregut.
Perspektivat e Karrierës – Fushat Profesionale ku mund të punojnë të diplomuarit
Ky program përgatit studentët për punësim fleksibël në të gjitha fushat që lidhen me ekonominë, veçanërisht në:
- Specialist për përgatitjen e politikave zhvillimore dhe strategjike në sektorin publik dhe privat
- Analistë të dhënash në institucione publike dhe private si Ministritë e linjës, agjencitë shtetërore, Banka Qëndrore dhe banka të nivelit të dytë, kompanitë e mëdha në sektor të ndryshëm të ekonomisë.
- Kërkues shkencor në Institute kërkimore
- Mësuesi
- Punonjës në organizata ndërkombëtare: si GIZ, Banka Botërore, BE, UN, etj dhe në Organizata Jofitimprurëse
- Institucione financiare që operojnë në nivel rajonal apo kombëtar
- Analist financiar, këshilltar investimesh
- Analist tregu
- Në gazetari ekonomike
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Hyrje në Ekonomi | 7 | 75 | I |
2 | Matematikë e Përgjithshme | 7 | 75 | I |
3 | Menaxhim Biznesi | 6 | 60 | I |
4 | Gjuhë e Huaj 1 (Anglisht) | 3 | 30 | I |
5 | Informatikë (Softe Aplikative) | 6 | 60 | I |
6 | Mikroekonomi 1 | 7 | 60 | II |
7 | Matematikë e Zbatuar në Ekonomi | 6 | 60 | II |
8 | Statistikë | 7 | 75 | II |
9 | Shkrim Akademik | 5 | 45 | II |
10 | Histori e Ekonomisë Botërore | 4 | 45 | II |
11 | Gjuhë e Huaj 1 (Anglisht) | 3 | 30 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 61 | 615 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Mikroekonomi 2 | 6 | 60 | I |
2 | Makroekonomi 1 | 7 | 60 | I |
3 | Statistikë e Aplikuar | 5 | 45 | I |
4 | E Drejtë Biznesi | 4 | 45 | I |
5 | Parimet e Kontabilitetit | 6 | 60 | I |
6 | Gjuhë e Huaj 2 ( Gjermanisht; Frëngjisht; Italisht; Gjuhë Kineze; Kulturë Gjuhe) | 3 | 30 | II |
7 | Makroekonomi 2 | 6 | 60 | II |
8 | Hyrje në Menaxhim Financiar | 6 | 60 | II |
9 | Hyrje në Ekonometri | 6 | 60 | II |
10 | Ekonomiks Pune | 6 | 60 | II |
11 | Hyrje në Sociologji | 4 | 45 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 59 | 585 | ||
Viti i Tretë | ||||
1 | Ekonomiks Ndërkombëtar | 6 | 60 | I |
Moduli i Hapur 1 | ||||
2 | Etikë Biznesi | 5 | 45 | I |
Sjellje Organizative | ||||
Bazat e Marketingut | ||||
Kontabilitet Financiar | ||||
Pedagogji | ||||
Filozofi | ||||
3 | Seminar Special mbi Ekonominë Shqiptare dhe Botërore | 5 | 45 | I |
4 | Histori e Mendimit Ekonomik | 6 | 60 | I |
5 | Ekonomiksi i Parasë dhe Bankave | 6 | 60 | I |
Moduli i Hapur 2 | ||||
6 | Menaxhim i Burimeve Njerëzore | 5 | 45 | II |
Menaxhim Marketingu | ||||
Drejtim Financiar | ||||
Teknikë Bankare | ||||
Gjeografi Ekonomike | ||||
Psikologji | ||||
7 | Ekonomiks Industrial | 6 | 60 | II |
8 | Ekonomiks i Sektorit Publik | 6 | 60 | II |
Moduli Ekonomiksi | ||||
9 | Ekonomiks Bujqësor | 6 | 60 | II |
Hyrje në Ekonomiks Mjedisi | ||||
Ekonomiks Urban | ||||
10 | Praktika | 4 | 80 | II |
11 | Diploma | 5 | 25 | II |
Gjithsej Viti i Tretë | 60 | 600 | ||
Total Viti I + II + III | 180 | 1800 |