| Titulli akademik i studimit | Diplomë e Masterit Shkencor në Tekonologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit |
|---|---|
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip12 |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
1. Lënda “Sistemet e Informacionit në Kontabilitet” zhvillohet nga pedagog të Universitetit të Torino-s, në gjuhën angleze.
2. Diploma dhe tema për studentët që duan diplomë të dyfishtë zhvillohet në gjuhën angleze në prani të një komisioni të përbashkët.
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
1. Në Programin e Studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit kanë të drejtë të aplikojnë:
- kandidatët që zotërojnë një diplomë të ciklit të parë (Bachelor) në Fakultetit të Ekonomisë, UT;
- do të pranohen diplomat bachelor të degëve Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, dhe degë të tjera të ngjashme në fakultete të tjera të IAL (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.
- do të pranohen diplomat e ciklit të parë të degëve matematikë, fizikë, inxhinieri të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit dhe departamentit
2. Kriter pranimi në Programin e Studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. në nivelin B1. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Qëllimi i këtij programi studimi është të formojë profesionistë në fushën e sistemeve bashkëkohore të informacionit dhe menaxhimit të proceseve të biznesit, me fokus në analizën, zhvillimin dhe implementimin e tyre. Programi përfshin aspekte si analiza funksionale e biznesit, programimi i personalizuar i moduleve dhe procesi i implementimit. Ai u drejtohet studentëve që synojnë të fitojnë njohuri të specializuara në programimin dhe zbatimin e proceseve të biznesit, si dhe të konsolidojnë aftësitë e tyre organizative dhe menaxheriale. Bashkëpunimet me kompani si Deloitte Albania dhe institucionet publike rrisin vlerën praktike të programit, duke krijuar ura të rëndësishme midis akademisë dhe industrisë.
Objektivat e programit të studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit janë:
- Të zhvillojë tek studentët aftësinë për të planifikuar, drejtuar, organizuar dhe marrë pjesë në grupe pune e projekte që mundësojnë arritjen e zgjidhjeve të suksesshme të biznesit dhe aplikimin e sistemeve të informacionit sipas nevojave të tyre.
- Të zhvillojë tek studentët aftësitë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me persona në role të ndryshme të sistemeve të informacionit si: përdorues, menaxherë, zhvillues, analistë dhe administratorë rrjeti/baze të dhënash.
- Studentët të kuptojnë funksionet dhe aplikimet e kompjuterave në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe të aplikojnë këtë kuptueshmëri brenda organizatës dhe strukturave e proceseve të biznesit.
- Studentët të arrijnë të zgjidhin probleme ekonomike duke identifikuar, analizuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje, bazuar në sistemet e informacionit.
- Të përditësojë dhe mirëmbajë tek studentët njohuritë mbi metodologjitë dhe teknologjitë e sistemeve të reja të informacionit, për të adresuar nevojat kritike të biznesit në lidhje me kërkesat, qëllimet strategjike dhe veprimet e përditshme.
- Studentët të kuptojnë dhe aplikojnë konsiderata etike ndaj problemeve të ndryshme në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe proceseve të biznesit.
- Studentët të zhvillojnë aftësitë mbi planifikimin analitik, strategjik e kërkimor dhe menaxhimin e projekteve.
Veprimtaritë formuese që karakterizojnë programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit, përbëhen nga kategoritë e mëposhtme:
- lëndë bazë në fushën e analizës dhe menaxhimit të projekteve dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit në biznes, më konkretisht në infrastrukturën e TI dhe sjelljen organizative në biznes (Sistemet e informacionit në Kontabilitet);
- lëndë karakterizuese që synojnë pajisjen e studentit me kompetencat e nevojshme për t’iu përgjigjur zhvillimeve bashkëkohore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit të njohurive mbi proceset e biznesit. Ato e aftësojnë studentin në njohjen dhe analizën e proceseve të biznesit, realizimin dhe menaxhimin e analizave të të dhënave financiare, si dhe integrimin dhe ndjekjen e performancës së këtyre sistemeve, etj. (Sistemet Bazave të të Dhënave të Avancuara, Infrastruktura TIK, Analiza e të Dhënave në Biznesi, Menaxhimi i projekteve TI, Inteligjence Artificiale dhe Machine Learning i Avancuar, Metoda Kërkimi, Integrimi i Sistemeve, Logjisitika dhe Shpërndarja, Sisteme e Informacionit të Manaxhimit, Përpunimi i Gjuhës Natyrale për Biznesin);
- lëndë ndërdisiplinore dhe/ose integrue, se që synojnë formimin plotësues të studentit në fusha si analiza dhe projektimi i sistemeve të informacionit, zhvillimi i njohurive personale, njohja e politikave qeveritare në fushën e TI-së, auditimi, planifikimi dhe menaxhimi i projekteve të TI-së, si në kuadër të biznesit ashtu edhe në nivel shtetëror, etj. (Sjellje Organizative, Siguria e Informacionit, Lëndë me Zgjedhje);
- lëndë plotësuese me zgjedhje, të fokusuara në aftësitë për analizën e të dhënave dhe modeleve të biznesit, zbatimin e teknologjisë së informacionit, aspektet organizacionale e humane dhe menaxhimin e njohurive. Ato lidhen me praktikën, që synon aftësimin e studentëve në dizenjimin dhe implementimin konkret të modeleve të sistemeve të informacionit sipas specifikave të bizneseve. (Praktika);
- detyrime përmbyllëse, që lidhen me përgatitjen e tezës së diplomës (Projekti kërkimor dhe teza).
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:
| Nota | Pikët |
|---|---|
| 4 | deri në 50 pikë |
| 5 | 51-57 |
| 6 | 58-65 |
| 7 | 66-73 |
| 8 | 74-81 |
| 9 | 82-89 |
| 10 | 90-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të tretë (Doktoraturë në fushën e Sistemeve të Informacionit, në fushat e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, etj).
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studentët do të kenë një sërë mundësish në zhvillimin e karrierës së tyre si profesionistë në pozicione të tilla si:
- Konsulentë të aftë të kuptojnë dhe drejtojnë ciklin e jetës së shërbimeve IT.
- Analistë të aftë të aplikojnë metodologjitë standarde dhe praktikat më të mira për të optimizuar proceset e biznesit.
- Administratorë dhe/ose Analistë të Bazave të të Dhënave.
- Menaxhues të Sistemeve të Informacionit.
- Menaxherë Projektesh.
Më konkretisht, funksionet në të cilat të diplomuarit në këtë Master mund të kryejnë në kompani të shërbimeve profesionale, janë si më poshtë:
- Shërbime të vlerësimit të Rrezikut të Ndërmarrjeve: Auditues të Teknologjisë së Informacionit dhe Analist të Dhënash;
- Programues të programeve të personalizuara ERP;
- Analistë Biznesi sipas funksioneve të biznesit: Analist Financiar Biznesi, Analist të Operacioneve dhe të Proceseve të Biznesit.
Detajet e programit të studimit
| Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
|---|---|---|---|---|
| Viti i Parë / Semestri i Parë | ||||
| 1 | Sistemet e Informacionit në Kontabilitet | 7 | 75 | I |
| 2 | Sistemet e Bazave të të Dhënave të Avancuara | 7 | 75 | I |
| 3 | Infrastruktura TIK | 6 | 60 | I |
| 4 | Analiza e të Dhënave në Biznes | 7 | 75 | I |
| Gjithsej Viti i Parë / Semestri i Parë | 27 | 285 | ||
| Viti i Parë / Semestri i Dytë | ||||
| 1 | Menaxhimi i Projekteve TI | 6 | 60 | II |
| 2 | Sjellje Organizative | 6 | 60 | II |
| 3 | Inteligjenca Artificiale dhe Machine Learning i Avancuar | 7 | 75 | II |
| 4 | Metoda Kërkimi | 7 | 75 | II |
| Gjithsej Viti i Parë / Semestri i Dytë | 26 | 270 | ||
| Gjithsej Viti I | 53 | 555 | ||
| Viti i Dytë / Semestri i Parë | ||||
| 5 | Integrimi i Sistemeve | 7 | 75 | I |
| Logjistika dhe Shpërndarja | 6 | 60 | I | |
| Sistemet e Informacionit të Manaxhimit | 7 | 75 | I | |
| Përpunimi i Gjuhës Natyrale për Biznesin | 7 | 75 | I | |
| Gjithsej Viti i Dytë / Semestri i Parë | 27 | 285 | ||
| Viti i Dytë / Semestri i Dytë | ||||
| Siguria e Informacionit | 6 | 60 | II | |
| 6 | Lëndë me Zgjedhje (Qeverisja e TI dhe Auditimi; Proceset Administrative dhe Fiskaliteti i Ndërmarjes; Marketing Digjital; E-Tregëtia/E-Biznes; Big Data) | 6 | 60 | II |
| Praktika | 12 | 120 | II | |
| 7 | Projekti kërkimor dhe teza | 16 | 180 | II |
| Gjithsej Viti i Dytë / Semestri i Dytë | 40 | 420 | ||
| Gjithsej Viti i Dytë | 67 | 705 | ||
| Total Viti I+II | 120 | 1260 | ||