Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Fjona Kurteshi është diplomuar në Master i Shkencave në Ekonomiks në vitin 2018 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku më parë ka ndjekur studimet Bachelor në të njëjtin profil. Pas përfundimit të studimeve universitare është rekrutuar pranë Fakultetit të Ekonomisë si staf akademik me kohë të pjesshme dhe që prej marsit të vitit 2021 si staf akademik me kohë të plotë. Krahas eksperiencës në fushën e pedagogjisë, Fjona paralelisht ka qenë pjesë e administrasës publike në rolin e Inspektorit të Parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si dhe gëzon një eksperiencë disa vjeçare në organizatat e shoqërisë civile. Angazhimi i saj përkon kryesisht në punë kërkimore dhe analiza të thelluara statistikore të lidhura më së shumti me gjetjen e mënyrave për përmirësimin e politikave ekonomike me qëllim mirëqeverisjen dhe rritjen e mirëqënies. Fjona është bërë pjesë e një sërë projektesh kërkimore të financuara nga institucione kombëtare e ndërkombëtare, të tilla si: Banka Botërore, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Qeveria Zviceriane, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, etj
Fusha e kërkimit: Ekonomiks
Lëndët: Mikroekonomi, Makroekonomi, Shkrim Akademik
Copyright © 2022 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.