Biografia: Ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2001, pranë FEUT në profilin Financë-Kontabilitet dhe ato master në programin MBA, bashkëpunim mes FEUT dhe Universitetit të Lincoln, Nebraska, ShBA. Doktoruar në vitin 2010 me studimin mbi profilin dhe matjen e risqeve financiare në tregun bankar dhe jo-bankar shqiptar, nën mentorimin e Prof. Dr. Sherif Bundo.
Ka eksperiencë mbi 20-vjeçare në fushën akademike, kërkimore-shkencore dhe mësimdhënies universitare. Autor dhe bashkëautor i teksteve universitare në Matematikë Financiare, Modelim i Proceseve Financiare, Drejtim Financiar, Drejtim Financiar Ndërkombëtar, etj.
Ekspert i vlerësimit të performancës në sektorin publik shqiptar dhe rajonal. Themelues dhe drejtues me eksperiencë 8-vjeçare i auditimit të performancës në Shqipëri, në rolin e drejtorit të departamentit e më pas të drejtorit të përgjithshëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit me Kryetar Dr. Bujar Leskaj.
Ekspert i jashtëm i ASCAL dhe Dhomës së Tregtisë. Ekspert dhe konsulent për projekte të BE-së dhe institucioneve publike, qendrore e vendore me fokus fushën e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm në performancë. Kontabilist i miratuar.
Fusha e kërkimit: Financë, Risk, Auditim Performance, Modelim Financiar