Biografia: Ka zhvilluar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë (UT) në degën “Financë-Kontabilitet”. Në vitin 2006 ka përfunduar programin Master në Financë zhvilluar në Fakultetin e Ekonomisë (UT) dhe në vitin 2009 ka mbrojtur punimin e doktoraturës me temë “Vlera e drejtë në vlerësimin e portofoleve në bankë”. Në vitin 2016, pasi ka plotësuar detyrimet ligjore me publikime, konferenca, simpoziume etj, i është dhënë titulli “Profesor i Asociuar” nga Këshilli i Profesorëve të Fakultetit të Ekonomisë (UT).
Gjatë karrierës akademike, ka qenë dhe është lektor i Departamentit të Financës në Fakultetin e Ekonomisë (UT) për lëndët Paraja dhe Banka, Drejtimi Bankar dhe Teknika Bankare.
Gjatë viteve karrierës kërkimore shkencore, janë botuar mbi 30 artikuj dhe konferenca si autor dhe bashkautor në media të shkruar, revista shkencore, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare etj.
Është autor dhe bashkautor i disa librave teorikë, teste, pyetje dhe ushtrime në fushën e bankës dhe financës. Ka marrë pjesë në disa programe trajnimi brenda dhe jashtë vendit organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe institucione të tjera publike dhe private.
Fusha e kërkimit: Banka të nivelit të dytë kursime dhe kredi bankë qendrore dhe politika monetare
Lëndët: Paraja dhe Banka, Drejtim Bankar, Teknikë Bankare